Analistja dhe juristja e njohur, Brisida Gjikondi, thotë se më 3 mars nuk përjashtohet që çështja e vulës në PD të çohet për rigjykim në Gjykatën e Tiranës. E pranishme në studion e ABC News, Gjikondi u shpreh se një rikthim i tillë do të thotë se nuk ka vulë për Sali Berishën dhe kjo lëvizje sipas saj automatikisht do të thotë mospjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit.
“Kam përshtypje që situata është dydimensionale situata, sepse asnjëra nga dyja palët e PD nuk i ka letrat në rregull, PD i është larguar vetvetes dhe gjasat më të mëdha se më 3 mars, që presupozohet që do bëhet një revolucion, ka gjasa që çështje të çohet për rigjykim te Gjykata e Tiranës. Gjasat duket se do rikthehet për rigjykim. Një rikthim I bie zero vulë, zero financa dhe zero legjitimitet dhe mospërfshirje në zgjedhjet lokale”, tha ajo.
Ajo thotë se Partia Demokratike në stadin ku është nuk ka asnjë shans për të fituar. Analistja ngriti një tjetër dyshim, kur shprehet se nuk ka asnjë kontrolli për burimin financiar të lëvizjeve të Sali Berishës nëpër rrethe kur dihet se financat e PD-së janë në dorë të grupimit të Alibeajt.
“PD në këtë stad nuk ka asnjë shans për të fituar. Vetë PD është në një krizë morale. Vulën dhe financat i ka grupi i Alibeajt. Askush nuk e ka verifikuar se me çfarë strukture financiare kanë protestuar. Berishën kush e sponsorizon? Ka zero informacion për financat. Gjithë infrastruktura e PD do jetë në funksion të krahut të Alibeajt”, tha ajo.