Home Politike Berisha “thyen embargon”, pret në zyrë një emigrant nga SHBA dhe merr...

Berisha “thyen embargon”, pret në zyrë një emigrant nga SHBA dhe merr ftesë nga… Urdhëri Sovran i Maltës

Dy zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur 24 orët e fundit, që kanë lidhje me Sali Berishën.

Ai ka “thyer embargo” ndërkombëtare, fillimisht duke pritur në zyrën e tij një emigrant shqiptar në SHBA dhe më pas ka marrë një ftesë nga Urdhëri Sovran i Maltës.

Bëhet fjalë për një nga këto Urdhërat që e kanë zyrën tek “Rogneri” në Tiranë dhe betohesh për “Kalorësin e Malrës”.

“Takim me z.Agim Aliçkaj!

Te dashur miq,

Une prita ne nje takim te veçante personalitetin e shquar te diaspores tone, bashkethemeluesin e Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane me Joseph Dioguardin dhe veprimtarin e shquar te Shoqates atdhetare Shqiptaro-Amerikane, Vatra.

Ne takim, une i shpreha zotit Aliçkaj mirenjohjen time per kontributin e çmuar te tij dhe familjes se tij dhe te Lidhjes Qytetare  Shqiptaro-Amerikane dhe Vatres ne mbrojtjen e çeshtjes Kombetare, çlirimin e Kosoves dhe demokracise ne Shqiperi.

Nje falenderim te veçante i bera zotit Agim Aliçkaj per sponsorizimin dhe promovimin e librave te Profesor Nusret Pllanes kushtuar genocidit ciklik serb, te filluar nga mesi i shekullit te 19te deri ne fundin e shekullit te 20te.

Ne takim diskutuam lidhur me situaten e veshtire qe po kalon kombi shqiptar sot pas shnderrimit te Tiranes nga Edi Rama, vasal i serbomadhit Vuçiç, ne Beogradin e Vogel.

Biseda ishte e hapur dhe kaloi me mirekuptim te plote”, shkruan Berisha për “zhvillimin” e parë të rëndësishëm.

Pastaj vjen njoftimi tjetër:

“Të dashur miq!

Me ftesë të Ambasadës së Urdhërit Sovran të Maltës në Shqipëri, sot pasdite mora pjesë në meshën e shenjtë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, të mbajtur me rastin e solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Pajtor i Urdhërit Sovran të Maltës si dhe ceremonisë të marrjes së detyrës së Kapelanit të Nderit të Urdhërit të Maltës nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Arqidioqezës së Tiranë-Durrës i cili e udhehoqi meshën. Në përfundim të meshës e urova Shkëlqesinë e Tij, Imzot Arjan Dodën Arqipeshkëv i Arqidioqezës së Tiranës-Durrësit për marrjen e detyrës së Kapelanit të Nderit të Urdhërit të Maltës”, shkruan ai.

Tani nuk mbetet veçse që të nisë festa!