Home Rajoni BE kushtëzon ndihmën për vendet e Ballkanit/ Kusht zhvillimi i reformave dhe...

BE kushtëzon ndihmën për vendet e Ballkanit/ Kusht zhvillimi i reformave dhe respektimi i vlerave të unionit

Paketa e re financiare prej 14,2 miliardë euro (IPA III) për shtatë vendet e përfshira në procesin e zgjerimit ka marrë miratimin e deputetëve të Parlamentit Evropian. Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare deri në vitin 2027 dhe ka synim që të t’i ndihmojë këtyre shteteve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit.

Por, risi kësaj radhe është rritja e rolit të Parlamentit Evropian për të kontrolluar shfrytëzimin e këtyre mjeteve dhe mundësia që ato të zvogëlohen, apo edhe të pezullohen  për ato shtete të cilat nuk do të respektojnë parimet e sundimit të ligjit.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për tu përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

Parlamenti kësaj radhe e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë që të suspendohet ndihma e cila do të kushtëzohet me sundimin e ligjit nga këto vende kandidate dhe kandidate potenciale.

“Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo pezullojë asistencën nëse respektimi i vlerave themelore demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, ka paralajmëruar Parlamenti Evropian.

Propozimi për 14,2 ,miliardë euro për vendet e zgjerimit ishte dhënë para dy vjetësh. Por, procedura ka zgjatur deri tash brenda institucioneve të Bashkimit Evropian. Pasi fjala është për mjetet që përfshinë periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027 ato do të mund të përdoren në mënyrë retroaktive duke filluar nga 1 janari i këtij viti.