Home Aktualitet Bashkia Durrës tjetër skandal! Vendoset firma fituese për gjelbërimin e Durrësit. Hije...

Bashkia Durrës tjetër skandal! Vendoset firma fituese për gjelbërimin e Durrësit. Hije dyshimi mes ish Kajmakut të Vorës dhe Luan Zazës

 

 

Prej ditësh pas denoncimit të një biznesmeni që është përjashtuar me ndryshim kriteresh nga Bashkia Durrës, bulevard news ka ndjekur problematikën që shkon në skandal. Burimi tha për gazetën se një tendër për të blerë fidanë për gjelberimin e Durrësit është anolluar në momentet e fundit paso firma që interesohej Luan Zaza i njohur për gjelbërim, naftë, pastrim dhe varrosje, si drejtor, dhe tashmë si politikan i Ramës kishte probleme. Gazeta po e ndjek fenomenin që është një turp. E para firma që do të shpallet fituese është adoptim i firmës së ish Kajmakut të Vorës që duket se partnerin e kishte në Durrës. Për ta fituar tendetin kjo firmë u ndrysc hua data e zhvilimit të tenderit që ishte 26.10.2021 ora 10.00. Data e zhvillimit të tendetit do të jetë data 03.11.2021 dhe në fakt ora  nuk ka lëvizur. Por cfarë ka ndryshuar në këtë hapsirë ditësh te kriteret:

4 punonjës me certifikatë për mbjellje bime dekorative

1 punonjës drejtues mjeti me vinc

Fakti është që tenderi është vetëm furnizim pasi fidanët i mbjell komunalja gjelbërimi i Durrësit.

Por ata që janë larguar nga tenderi me kriteret e reja japin alarmin për një tender të vjedhur me paramendim të ndikyar nga Luan Zaza që nuk merret vetëm me varre po edhe gjelbërim. Të vdekurit i vjedh me injorantë,  se janë njerëz. Pemët i do me certifikatë se mos i sëmuren. Interesimi i bulevard neës ka mundur të sigurojë identitetin e firmës që do ta fitoj tenderin, kuptohet nëse Kryebashkiakja nuk ndërhynë ose më saktë nuk është peng e komunalistit që drejton PS në Durrës.

Sipas burimit të bulevard news socialistët vjedhin dhe nga burgu. Luani i PS thjeshtë do të kontribuojë. Firma Kajmaku me pronar Agim Kajmaku në 30 janar 2020 ka ndryshuar emrin dhe admnistratorin dhe quhet AME 2020 me administrator Trantafile Mustafain. Luan Zaza ka shumë për të thënë për këtë levizje. Në tokë hyjnë edhe të vdekurit edhe pemët!

vijon…

SOURCEBulevard News
Previous articleShkelën rregullat rrugore, ndëshkohen 668 shoferë dhe “fluturojnë” 223 leje drejtimi
Next articleBien infektimet ditore në vend: 197 raste të reja me Covid dhe 7 humbje jete në 24 orë