Home Politike Basha: Të largojmë njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës

Basha: Të largojmë njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shpërndarë disa foto nga takimi me gratë demokrate paraditen e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se në procesin e riorganizimit të Lidhjes Demokratike të Gruas do të shpalosin vlerat duke u larguar nga toksinat e së kaluarës, gjuha e urretjes dhe modeli i linçimit e frikës.

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë.

Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha.

Në momentin që po hynte në këtë takim, kreydemokrati është pritur me protesta dhe vezë të hedhura ndaj tij.