Home Politike Basha i dërgon mesazh nga Durrësi, Ramës: Jepini fund lojërave dhe propagandës,...

Basha i dërgon mesazh nga Durrësi, Ramës: Jepini fund lojërave dhe propagandës, ndiqni propozimin tim

Kreu i PD Lulzim Basha i bëri edhe një herë ftesë sot qeverisë Rama nga Durrësi që të implementojë 5 pikat e propozuara nga demokratët.

“Ftesa që kam sot për qeverinë: Jepini fund lojërave dhe propagandës, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbatojeni! Siguroni mbrojtjen ndaj pandemisë se po shtohen rastet, mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, jepini pagën dhe rimbursim të sëmurëve se siç më tha një infermiere një i sëmurë me Çovid 19 harxhon vetëm për barnat 60 mijë lekë, ndërsa nëse merr edhe oksigjen shkon deri në 12 mijë lekë të reja. Jepni 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët. Hapja e shkollave e ka rritur mundësinë për përhapjen e virusit, të merren masa për furnizimin me ujë në shkolla, maska higjienizues duhet të jenë falas. Shqetësimi kryesor që më shprehën bizneset ishte rënia e konsumit, xhepat e qytetarëve janë bosh, kursimet kanë shteruar, ndaj i ftoj të marrin masa, kush ka humbur punën të marrë pagesë prej 160 mijë lekësh për 6 muaj, për të ripunësuarit biznesi duhet të marrë mbështetje 200 mijë lekë. Biznesi i vogël të marrë një çek prej 1 mijë euro për 6 muajt e ardhshëm. Plani ynë me 5 pika është kundër krizës dhe duhet të nisë zbatimim menjëherë. Çdo ditë që qeveria e vonon rëndon gjendjen e shqiptarëve, iu shtrëngon lakun në fyt shqiptarëve”,– tha Basha.

SOURCEBulevard News
Previous articleNjë shtet do të mbjellë 1 miliard pemë kundër ngrohjes globale
Next articlePër’Puthen apo Për’Leshen? Një mediokritet, që na shërbehet çdo pasdite nga TV kryesor në vend