Home Bota Ban dënon atentatin ndaj kryeministrit sirian

Ban dënon atentatin ndaj kryeministrit sirian

banSekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka cilësuar si “akte terroriste” sulmet që kanë pasur në shënjestër kryeministrin e Sirisë.

Raportet kanë bërë të ditur për gjashtë njerëz të vrarë në sulmet e së hënës në qendër të Damaskut.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka thënë se kryeministri Wael al-Halki ka shpëtuar i palënduar.

Agjencia SANA ka cituar Halkin të ketë thënë se sulmet “janë shenjë e dështimit të grupeve terroriste” – një referencë kjo për rebelët që luftojnë për të përmbysur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Previous articleÇitaku: Java që shkoi ka qenë pozitive për Kosovën
Next articleShfaqet në gjykatë “poseduesi i ricinit”