Home Politike Balluku po fliste për çmimin e energjisë elektrike, ikin dritat në Kuvend

Balluku po fliste për çmimin e energjisë elektrike, ikin dritat në Kuvend

Teksa ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku po fliste për faturat e energjisë elektrike, ndërsa në Kuvend është ndërprerë papritur energjia elektrike.

“Në një situatë emergjence si kjo me të cilën po përballemi na është dashur krijimi i bordit për të bërë transparencë. Përmes këtij akti normativ, krijimi i bordit të transparencës është kaq i rëndësishëm. Bordi mblidhet sa herë ka luhatje të karburanteve në bursë.

Qeveria shqiptare po kompenson çdo litër nafte të transportit publik që të mos rritet bileta. Qeveria ka indeksuar disa muaj më parë pensionet që ishin parashikuar të bëheshin pas 6-mujorshit të dytë. Nuk duhet harruar pasi dëgjojmë abuzime të vazhdueshme sa i përket energjisë elektrike. Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë… “, po thoshte ministrja, (ndërpritet energjia elektrike).

Në atë moment ajo shkëmbeu disa replika me deputetin e PD Helidon Bushati. “Unë nuk e prisja dje që ministri Hije i energjetikës të mos ishte në tryezën për energjetikën”, tha ajo.

Kush i fiton zgjedhjet ne Partine Demokratike, Dega Durrës :

View Results

Loading ... Loading ...