Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se premtimi i PD-së për të krijuar bursën energjetike është një premtim i momentit, pasi siç shtoi ajo, ky projekt është realizuar nga Partia Socialiste.
“Sigurisht se jam në dijeni dhe me thënë të drejtën jemi të habitur për deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike. Bursa energjetike është krijuar, kjo është përshëndetur edhe nga aktorët e huaj, që na kanë mbështetur gjatë gjithë pronësi. Kjo është krijuar në 23 tetor të vitit 2020. Unë nuk e di si mund ta premtojë që të krijojë bursën, e cila është krijuar tashmë”, tha Balluku në Euronews Albania.