Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Lorant Balla.
Balla informoi, përmes një statusi në rrjetet sociale se, në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe anëtarësimi në BE.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë janë në një nivel të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë mbështetjen e Hungarisë në rrugën tonë të anëtarësimit në BE. Një bisedë e frytshme me Ambasadorin e Hungarisë në Tiranë Lorant Balla, ku vlerësova prezencën në rritje të kompanive hungareze në shumë sektorë të rëndësishëm si ai bankar, telekomunikacion, transport ajror etj”, shkruan Balla.
Gjithashtu Balla zhvilloi dhe një takim me ish-Kancelarin e Austrisë Alfred Gusenbauer, të cilin e konsideron një mik të kahershëm të Shqipërisë.