Home Politike Balla e pyet nëse po hetohen Berisha dhe Meta, kreu i SPAK:...

Balla e pyet nëse po hetohen Berisha dhe Meta, kreu i SPAK: E kam të ndaluar të flas!

I pyetur nga Taulant Balla nëse ka hetime ndaj Sali Berishës, apo Ilir Metës, kreu i SPAK Arben Kraja, u shpreh se ia ndalon ligji që të flasë për çështje që mund të jenë në hetim.

Kraja i kujtoi Ballës se kjo është e shkruar në ligjin që vetë socialistët kanë votuar.

Arben Kraja: Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete, rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin.

Debatet më herët mes Ballës dhe Tabakut

Balla: Pse SPAK nuk heton 21 janarin, pse nuk heton korrupsionin në Gërdec? E treta që për mua është e rëndësishme, cfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për ‘non gratën’. SHBA kanë përcaktuar Sali Berishën “non grata”.

Tabaku: Të fokusohemi tek integrimi. Pastaj kaloj dhe unë tek non gratat e tjerë.