Home Bota Australi, luftë me mbi 100 vatra zjarri

Australi, luftë me mbi 100 vatra zjarri

zjarri-386x386-370x290Zjarrfikësit australianë vazhdojnë të punojnë për mospërhapjen e mbi 100 vatrave të zjarrit, që deri tani ka shkrumbuar shtëpi dhe mijëra hektarë tokë.

Autoritetet thonë se temperaturat janë ulur më shumë nga sa pritej, por erërat vazhdojnë duke e bërë më të vështirë mbajtjen e zjarreve nën kontroll në Uellsin e Jugut, Viktoria dhe Tazmania.

Të paktën 6 persona janë trajtuar në spital për shkak të ekspozimit ndaj flakëve, por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka ndërruar jetë. Një komision i posaçëm qeveritar thotë se situata nga i nxehti dhe zjarret është acaruar nga ngrohja globale.

“Ndryshimet e klimës po rrisin rrezikun për nxehtësi më të gjatë dhe më ekstreme, si dhe po ndikojnë në gjendjen e vatrave të zjarrit”, deklaroi Komisioni për klimën në një raport. Ai paralajmëroi se, kur një zjarr bie në kushtet më ekstreme të motit, atëherë ai ka potencial që të jetë më i gjerë dhe më i vështirë për t’u kontrolluar.

I nxehti aktual në Australi ka shënuar maksimumin e temperaturave në mbarë vendin, 40.3 gradë celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40.17 të regjistruar në vitin 1972.

Gjithësesi, ditën e shtunë temperaturat janë lehtësuar në tre shtete të prekura ku zjarret vazhdojnë të kërcënojnë komunitetet, njoftojnë mediat e huaja.

Previous article“Topi i Arte”, Al Jazeera ngre pikepyetje
Next articleSkandali i pasaportave: Ambasada e SHBA-së e pranon se ka lobuar