Home Kronika Atentati në Tiranë/ Dy personat e plagosur në gjendje të rëndë te...

Atentati në Tiranë/ Dy personat e plagosur në gjendje të rëndë te ‘Trauma’! Kanë plagë të shumta në pjesën e poshtme të trupit

Mikel Harizaj dhe Serino Dume, dy personat të cilëve iu bë atentat ditën e sotme në Tiranë, ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, ata janë në intubim në reanimacion, ndërsa kanë marrë dëmtime të shumta në pjesën e poshtme të trupit, në gjymtyrë. Harizajt dhe Dumes iu bë atentat me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku automjeti tip ‘Mazda’ me të cilin ata udhëtonin u hodh në erë nga shpërthimi.