Home Kronika Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë, prishja e pazareve të drogës pista...

Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë, prishja e pazareve të drogës pista kryesore e hetimit

Automjeti tip “Audi” ngjyrë gri i përdorur nga autoret në atentatin e dështuar ndaj kushërinjve Preçi nga Miloti është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Milot, por nuk është arritur ende të identifikohet targa e mjetit. “A kam plumba në kokë?”Ky ishte reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pas atentatit.

Pamjet filmike nuk janë të qarta dhe do të dërgohen për ekzaminim të specializuar në Tiranë. Ndërkohë referuar pamjeve filmike bëhet me dije se autorët i kanë ndjekur lëvizjet e kushërinjve Blerim dhe Klisman Preçi, dhe në zonën e Ishull-Lezhë, automjeti tip Audi është bërë njësh me foristradën dhe nga sedilja e pasme një person ka hapur zjarr, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të kushërinjve Preçi.

Burime nga prokuroria e Lezhës, bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek prishja pazareve të drogës mes grupeve në vendet e Bashkimit Evropian, ku jeton Blerim Preçi bashkë me të vëllanë. 28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika ndaj një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit.

Në dëshminë e parë në polici shënjestra e atentatit, ka deklaruar se nuk ka konflikte, por hetuesit po kalojnë në sitë të gjithë veprimtarinë e tij në vendet e BE. Blerim dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri plumbash teksa po lëviznin me automjetin tip foristradë Ml përgjatë supestradës Lezhë-Miloit, por nga të shtënat fatmirësisht nuk morën lëndime, duke i shpëtuar mrekullisht atentatit të mirorganizuar ndaj tyre.