Home Bota Asnjë parti nuk fiton shumicën në Itali

Asnjë parti nuk fiton shumicën në Itali

bersaniAsnjë parti në Itali nuk ka fituar vota të mjaftueshme në zgjedhjet parlamentare për të formuar qeverinë.

Koalicioni i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit, me 29,56 për qind të votave, mezi mundi konservatorët e udhëhequr nga ish kryeministri Silvio Berluskoni në zgjedhje për dhomën e ulët të parlamentit.

Ata gjithashtu fituan edhe në Senat, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur.

Duke deklaruar fitoren, Bersani tha se Italia është në “një situatë shumë delikate.”

“E majta fitoi në Dhomën përfaqësuese, por jo edhe në Senat”, deklaroi Bersani, i cili është lider i Partisë demokratike socialdemokrate (PD).

Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i partisë Popull i lirë (PDL) të Berluskonit, Anxhelino Alfano deklaroi se koalicioni i tyre do të kërkojë rinumërimin e votave.

Analistët thonë se paraliza qeverisëse në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë do të mund të ringjall krizën e borxhit të eurozonës.

Previous articleKim shkëlqen në mbrëmjen e Oscars
Next articleLDK: Indiferenca e MKRS ndaj Majlinda Kelmendit, shumë shqetësuese