Home Politike Arvizu jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë, ja çfarë thotë për Bashën...

Arvizu jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë, ja çfarë thotë për Bashën dhe Ramën

Ish-ambasadori Aleksandër Arvizu ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Teksa u pyet nga moderatori se çfarë ngjarjesh i kanë bërë përshtypje në politikën shqiptare, ai tha se është zhgënjyer shumë nga mungesa e komunikimit mes partive kryesore në vend.

Ai në fund dha një mesazh të fuqishëm edhe për gjithë shqiptarët.

“Jam paksa i zhgënjyer dhe duket sikur është argumenti i njëjtë i përdorur se si mund të arrihet një marrëveshje mes partive kryesore në përfaqësimin në parlament, jam pak i zhgënjyer por jo i surprizuar që ende ekziston kjo mungesë komunikimi apo rakordimi mes të dyja palëve, por në mes të kësaj pandemie tmerruese Shqipëria ka përparuar shumë pasi isha skeptik se sistemi shëndetësor nuk ishte ai i duhuri dhe isha i shqetësuar. Ka rrugë ende përpara. Kështu që i bëj thirrje miqve të mi shqiptarë të bëjnë kujdes, të mbajnë distancë, maska, se festat po afrohen dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Arvizu për Ora News.

SOURCEbulevard news
Previous articleKëto janë fjalëkalimet që nuk duhet t’i përdorni kurrë
Next articleNjë zbulim i rrallë që lë pa fjalë studiuesit, gjendet skeleti i kësaj krijese antike 3000-5000 vjeçare