Home Aktualitet Artan Hoxha ngre alarmin: Po korren mbi 200 mijë rrënjë kanabis në...

Artan Hoxha ngre alarmin: Po korren mbi 200 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, s’po e mbarojnë dot prej një jave

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur alarmin për kanabisin e mbjellë në Shkodër. Ai tha se këtë vit ka parë që janë korrur mbi 200 mijë rrënjë në Shkodër, si asnjëherë më parë. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se është habitur nga kjo sasi e madhe droge.

“Nuk është problemi se çfarë ka ndodhur me deklaratën e SPAK. Problemi është se çfarë do të bëhet me atë vulën që shikon tek shkresa e zonjushë Dumanit. Ja ktheje edhe njëherë atë shkresë, shikoje, është vula e kryeministrisë. Se kollaj është, ndërrojmë temë në Shqipëri, kalojmë në një tjetër. Ka një javë në Shkodër që korret kanabis dhe nuk po e mbarojnë dot. Nuk kisha parë kurrë. Mbi 200 mijë rrënjë,”- tha Hoxha ndër të tjera.