Home Sport Arsene Wenger: Në futbollin anglez nuk ka mashtrime

Arsene Wenger: Në futbollin anglez nuk ka mashtrime

arsena-300x168Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth njoftimeve për montime të ndeshjeve anekënd Evropës, mirëpo zotohet se diçka e tillë nuk ndodh në Angli.

Europoli ka raportuar 680 raste të korrupsionit në futboll, ndërsa njëri nga to është nga një ndeshje e vitit 2009, në të cilën ka luajtur Liverpooli.

Megjithatë, strategu francez hedh poshtë mundësinë e ekzistimit të rasteve të tilla në futbollin anglez duke thënë fjalë të mira për transparencën e gjyqtarëve.

“Nuk mendoj se diçka e tillë është pjesë e futbollit anglez. Prandaj na duket shokuese, sepse jemi të bindur se jetojmë në një botë në Angli, e cila nuk është një botë e përsosur, por nuk mendoj se mashtrimet dhe montimet ekzistojnë”.

“Personalisht, jam i bindur se futbolli anglez është qind për qind i pastër nga mashtrimet. Nuk mendoj se gjyqtarët janë të korruptuar”, u ka thënë Wenger gazetarëve.

Previous articleMcCain e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Maqedoninë
Next articleManchester Unitedit fitoi ‘xhekpotin’ me Van Persien