Sulmuesi i kombëtares kuqezi Armando Sadiku ditën e fundit të qëndrimit në Durrës pak përpara nisjes për në Zvicër ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën Bulevard duke treguar të rejat më të fundit të karrierës së tij. Sadiku ka komentuar humbjen në miqësoren me Gjeorgjinë, arsyen e refuzimit të kombëtares zviceriane të U21, ofertat që ka marrë në janar dhe ka bërë publike për herë të parë faktin që pas përfundimit të sezonit aktual e pikërisht në merkaton e verës ai do të luajë në seria A në Itali ku shumë ekipe e kërkojnë por më tepër Fiorentina e Torino. Sadiku ka komentuar edhe marrëdhënien me trajnerin De Biazi por ka folur edhe për jetën private ku ka zbuluar marrëdhënien e dashurisë me modelen zviceriane me origjinë shqiptare e cila është edhe miss Ticinio(kantoni italian i Zvicrës). 22 vjecari Armando Sadiku është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe e ka golin në gjak. Gjashtë vite më parë në kampionatin shqiptar ai luante në Kategorinë e Dytë dhe ishte kryeshënues i kampionatit. Në moshën 16-vjeçare debutoi në Kategorinë Superiore dhe u shndërrua në një ndër sulmuesit më të mirë. Me Kombëtaren U-21 zuri vendin e dytë si golashënues, sepse realizoi 6 gola në 7 ndeshje. Te Lokarno shënoi 28 gola në 39 ndeshje dhe sot te Lugano vazhdon të shënojë duke arritur kuotën 11 gola në 16 ndeshje, duke konsoliduar edhe vendin në përfaqësuese. Ka fituar madje edhe këpucën e artë vitin e kaluar në Zvicër ndërkohë që e kërkon këtë trofe personal edhe këtë vit. Në ekipin kombëtar ai ka shënuar 1 gol të rëndëishëm ndërkohë që që ka luajtur 8 ndeshje me fanelën e kombëtares. Trajneri i kombëtares shqiptare De Biazi e krahason me lojtarin e famshëm italian Carnevale madje De Biazi e ka pëlyqer shumë sulmuesin sa e grumbullon në mnyrë konstante në kombëtare ndërkohë që e ka këshilluar shpesh që të luajë në serinë A duke e ndihmuar në këtë drejtim aq sa në fund të sezonit aktual e pikërisht në merkaton e verës të këtij viti Sadiku ka vendosur që të kalojë në serinë A në Itali. Lugano kërkon një shifër të lartë për sulmuesin që në merkaton e janarit kapte kuotën e 5 milionë euro ndërkohë që në verë munnd të jetë edhe më e lartë por për ekipet italiane të serisë A që kërkojnë shërbimet e elbasanasit këto janë shifra të përballueshme sidomos për ekipe si Fiorentina e Torino që këmbëngulën shumë në merkaton e janarit për ta marrë shqiptarin por Sadiku vendosi të mbyllë sezonin tek Lugano. Sadiku paguhet aktualisht me 165 mijë franga zviceriane në vit por një kalim në serinë A në verë mund të trefishojë menjëherë fitimet e futbollistit të talentuar shqiptar.
-Si e komentoni ndeshjen e fundit dhe cilat ishin shkaqet e humbjes sipas jush?
-Në të vërtetë të gjithë u mërzitëm shumë me atë humbje aq më shumë që shënuam golin e parë dhe menduam se mund ta administronim lojën dhe ti kishim dhuruar fitore tifozëve tanë por nuk arritëm. Mendoj se faktorët e humbjes ishin mungesat e shumta që kishim por edhe mesfusha nuk funksionoi si duhet. Unë u aktivizova për rreth 30 minuta në këtë ndeshje. Gjithsesi kjo ishte miqëosre dhe i shërben trajnerit por edhe ekipit si një testim i mirë pavarësisht rezultatit përfundimtar. Megjithatë duhet ta kalojmë sa më shpejt këtë humbje dhe të mendojmë për ndeshjen e rradhës në mars që do të jetë një ndeshje zyrtare dhe ku duhet të bëjmë mëaksimumin për të marrë pikë.
-Keni qenë lojtari më i kërkuar shqiptar në merkaton e janarit pasi shumë ekipe ju kanë bërë oferta q ëjanë komentuar në media por cilat ishin ofertat më konkrete dhe ekipet që këmbëngulën më shumë për tju marrë?
-Është e vërtetë që kam patur shumë oferta nga seria A në Itali, nga Gjermania si dhe nga Anglia. Oferta konkrete kam patur nga ekipet zviceriane si Grasshopers dhe Young Boys, nga kampionati gjerman Union Berlin dhe Munchen 1860 ekip i cili këmbënguli deri në fund e po kështu oferta të majme kisha sidomos nga Fiorentina, Siena dhe Torino. Të them të drejtën u tundova në fillim më shumë nga ofertat për të luajtur në Itali e sidomos nga oferta e Fiorentinës apo Torinos por në fund vendosa të qëndroj tek Lugano për shumë arsye ku më kryesore ishte fakti që jam shumë mirë tek Lugano dhe një largim në mes të sezonit në një ekip tjetër do të ishte i vështirë sepse do të duhej kohë të përshtatesha ndërkohë që sezoni fillonte shumë shpejt. Sa për kampionatin gjerman do të ishte akoma më e vështirë sepse përvec përhstatjes do të ishte edhe vështirësia e gjuhës. Gjithsesi jam shumë mirë tek Lugano ku do të përfundoj këtë sezon dhe dua të jem golashënuesi më i mirë i ekipit dhe të marr edhe këtë vit këpucën e artë.
-Sa do të vazhdojë karriera juaj në kampionatin zvicerian?
-Do të mbyll këtë sezon tek Lugano por mendoj se ky do të jetë sezoni i fundit në Zvicër. Kam vendosur që në merkaton e verës të kaloj në serie A ku do të rinisin bisedimet me disa ekipe si Fiorentina, Siena e Torino. Mendoj se ky do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën time pasi cdo lojtar e ëndërron të kalojë në serinë A në Itali dhe unë kam fatin që të kem oferta konkrete nga ekipe prestigjioze që do të shqyrtohen në merkaton e verës.
-Këtë të shtunë Lugano do të luajë me Locarnon, si e komentoni këtë duel të vështirë dhe a do të festoni nëse shënoni kundër ish ekipit tuaj?
-Kjo është një ndeshje derbi dhe shumë e vështirë por ne do të përpiqemi të marrim tre pikët që do të ishin tepër të rëndësishme për ne pasi aktualisht ndodhemi në vendin e gjashtë dhe megjithëse në fillim të sezonit synonim të dilnim kampion gjërat nuk ecën mirë ndaj tani synojmë të paktën vendet e para të tabelës por për ta bërë këtë duhet të mundim Locarnon dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Përsa i përket asa që ju pyesni nëse do të festoj po shënova mund tju them që është detyra ime të shënoj dhe do të doja të shënoja patjetër por padyshim nuk do të festoja nëse shënoj kundër Locarnos. Kam luajtur një vit e gjysëm me këtë ekip dhe kam arritur shumë ndaj në shenjë respekti për tifozerinë nuk do të festoja.
-Si është situata aktuale në ekipin tuaj?
-Pavarësisht se jemi në vendin e gjashtë kemi ende shanse të mëdha për tu ringritur dhe personalisht synoj të vazhdoj me këtë ritëm të shënimit të golave dhe të shpallem sërish golashënues. Në ekipin tonë janë edhe dy shqiptarë të tjerë që janë nga Kosova, portieri i dytë Pajtim Badali dhe mesfushori titullar Gëzim Shala me të cilët shkojmë shumë mirë dhe flasim gjithë kohës shqip edhe pse jemi në një klub zvicerian. Unë jam titullar në këtë ekip dhe ndihem mjaft mirë dhe shumë i vlerësuar nga shokët e skuadrës dhe drejtuesit e ekipit.
-Disa lojtarë shqiptarë që luajnë në Zvicër dhe vende të tjera kanë refuzuar bluzën e kombëtares ndërkohë që kanë pranuar kombëtaren zviceriane. Si e komentoni këtë dhe a është e vërtetë që ju keni refuzuar të luani me kombëtaren U21 të Zvicrës?
-Unë nuk dua të komentoj zgjedhjet e këtyre futbollistëve por mund të thuash që ata kanë zgjedhur kështu sepse kanë pranuar ofertat e larta financiare dhe të mirat e tjera që sjell grumbullimi me kombëtaren zviceriane. Sa për mua mund të konfirmoj se është e vërtetë që ka patur bisedime për të më grumbulluar me kombëtaren zviceriane të U21 por unë nuk kam pranuar në mënyrë kategorike. Kam vendosur me mendje dhe me zemër dhe kështu do të vendos gjithnjë përsa i përket kombëtares. Me gjithë shpirt do të luaj me fanelën kuqezi dhe për Shqipërinë dhe asnjë ofertë sado e madhe nuk do të më bënte të ndryshoja mendim. Unë jam shqiptar dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe i nderuar që luaj me Shqipërinë, këtë zgjedhje kam bërë dhe do ta mbaj deri në fund. Deri tani kam luajtur 8 ndeshje me kombëtaren dhe shpresoj të vazhdoj të grumbullohem në të gjitha ndeshjet e tjera. Megjithatë nuk dua të gjykoj futbollistët që nuk e kanë bërë këtë zgjedhje sepse secili bën ashtu si e mendon.
-Trajneri De Biazi ju ka vlerësuar shumë për aftësitë tuaja duke ju krahasuar edhe me Andrea Karnevalen, si e komentoni këtë?
-Trajneri De Biazi më ka grumbulluar në kombëtare dhe më ka vlerësuar vazhdimisht madje më ka ndihmuar shumë që unë të kaloj në serinë A në Itali dhe unë e falenderoj shumë për gjithcka që ai ka bërë për mua. Vazhdimisht më ka këshilluar që të kaloj në kampionatin italian pasi aty do të ngrija cilësinë sportive madje ai ka qenë një shtysë e fuqishme dhe një ndihmesë e madhe që tani në janar për të kaluar në këtë kampionat por kjo gjë nuk u arrit. Megjithatë vendimin tashmë e kam marrë që të luaj në Itali në sezonin e ardhshëm. Përvec ndihmës personale që më ka dhënë mua De Biazi ka ndihmuar gjithë kombëtaren tonë duke futur një frymë dhe mentalitet të ri që padyshim do të japin frytet e tyre për të jënqur të gjithë shqiptarët që na ndjekin dhe bëjnë tifo me aq zjarr për ekipin tonë përfaqësues.
-Nëse do të luaje në Shqipëri cilin ekip do të zgjidhje?
-Nëse do të kthehsha në Shqipëri do të luaja padyshim me Elbasanin në cilëndo kategori që ai ekip do të ishte. Është qyteti im i lindjes por njëkohësisht ekipi ku unë hodha hapat e parë të karrierës dhe do të doja që një ditë të kontribuoja që ky ekip të renditej ndër më të mirët e superligës.
-Përpara se të largoheshit jashtë vendit ju keni patur ofertë edhe nga Teuta ku për pak mund të ishit lojtar i ekipit durrsak, cfarë ndodhi që ju nuk erdhët në Durrës?
-Unë luaja në atë kohë me Gramozin dhe në merkati shumë ekipe shqiptare më bënë ofertë por një nga më këmbëngulësit ishte ekipi i Teutës ku trajneri Edi Martini që drejtonte Teutën në atë më kërkoi që të vija të luaja në Durrës me ishte krijuar një ekip me talente të rinj. Martini më telefononte shpesh dhe ndoshta edhe mund të vija në Durrës por gjërat morën tjetër rrjedhë dhe karriera ime mori një udhë tjetër jashtë vendit.
-Të flasim pak edhe për jetën personale, a është i dashuruar Sadiku?
Jam i dashuruar dhe kam një vit që jam bashkë me Paolën, një modele e njohur në Zvicër. Paola ka lindur në Zvicër por është me origjinë shqiptare dhe përvec botës së modës është shpallur edhe miss Ticinio që është kantoni italian i Zvicrës. Shkojmë mirë me njëri tjetrin madje Paolës edhe pse ka lindur në Zvicër i pëlqen Shqipëria dhe ndjehet edhe ajo shqiptare.