Home Editorial Ardhja e Telitit dhe sllogani “përpara”

Ardhja e Telitit dhe sllogani “përpara”

turiNga Artur Llana /Dy ditë më parë politikisht, PD-ja ka bërë një shfaqje turpi, aq më shumë kur flet për ligje, rregullore, e më pas integrim etj dhe e gjitha kjo me forcën e kartonit dhe për një njeri, që më pak ka kënaqur një klan dhe më shumë ka revoltuar një elektorat. Drejtuesja e Këshillit të Qarkut Eglantina Begteshi nuk i ka rezistuar dot presionit të klanit që ka marrë peng PD-në dhe është detyruar që të japë dorëhqjen “pasi do të dilte në pension” a thua se kishte datëlindjen dy vjet më parë kur u zgjodh dhe për fat të mirë atëherë po me të njëjtin kandidaturë të përfolur, Armand Teliti. Opozita për herë të parë ka vepruar mirë duke mos u bërë pjesë e një loje që ka të bëjë me klanet Brenda PD-së, po që në fakt kjo lojë luhet me votat e qytetarëve dhe përfaqësimin e tyre. Nuk do ndalem në atë se çfarë ka ndodhur teknikisht në këtë mbledhje, as te rendi i ditës, as te fletët e votimit, as edhe te votimi hapur i përfaqësuesve të PDIU-së apo LSI-së, po në fenomenin e rrokadës që është bërë në një institucion që njihet si “rudiment” , po që në fakt është strehë e mirë për paga të majme për shumë militant partie, madje as edhe në atë që një prefekt pa integritet politik bëhet pjesmarrës i kësaj maskarade. Së pari, klani i PD-së ja ka arritur shumë mirë që të bindë Berishën se në Durrës duhet mposhtur me lloj lloj shatazhi një grua për të dhënë dorëheqje dhe në vend të saj duhet dërguar një njeri që ka kohë që ka mbjellë mllef dhe përçarje te elektorati i djathtë. Emërimi i zonjës Begteshi pavarsisht formimit të saj politik, u servir si një gjetje e njeriut të ndershëm dhe njeriut të ekulibruar që nën zë thuhej se di të zbatojë urdhërat që merr nga partia. Mbetet për t’u parë se kë ka shkelur në kallo ajo. Vetë zonja Begteshi, jam i sigurtë, që ndihet keq që përzgjedhja e saj, dy vjet më parë u bë po me të njëjtin kandidat dhe në prag të pensionit është kujtuar se gjërat që u thanë për të duheshin zëvendësuar. Natyrisht që nga burime tepër të sigurta të njerëzve pranë saj unë kam mësuar për presionin që i është bërë për të dhënë dorëhqjen edhe pse gënjeshtrat thuhen se do të bëhet deputete dhe natyrisht ajo nuk do të shprehet kurrë as edhe nëse nuk bëhet. Edhe sikur të ishte kështu, ditën që ajo listohej mund ta bënin këtë zëvendësim dhe Telitin nuk është se e presin shumë oferta mes të cilave edhe ajo e qelisë. E vetmja gjë që dihet është se formimi i saj politik është dorëzuar para një njeriu që është akuzuar për shkatërrim të PD-së në Durrës, për humbjen e bashkisë në vitin 2007, për hapjen deri në shqyerjen e partisë, për afera korruptive si zëvendësministër, për karta pakistanezësh dhe marifete të tjera si kreu i Gjendjes Civile. Ajo nuk mund të dalë kurrë dhe të tregojë se çfarë i kanë bërë një drejtuese të strukturave të PD-së, pasi ajo është edhe kryetarja e gruas në Durrës. E vetmja siguri e saj është se Teliti nuk e rrezikon si kryetare e gruas së PD-së në këtë qytet pavarsisht shumë aftësive të këtij të fundit për ta bërë edhe këtë detyrë. Turpësisht kryetarja e gruas në Durrës detyrohet të japë dorëheqje dhe nënkryetarja e gruas edhe më keq është hequr me urdhër të koalicionit. Së dyti, PD-ja ka provokuar rëndë elektoratin e saj ndërsa i ka sjellë në Durrës njeriun që iku nga andej para 6 vitesh pasi i humbi bashkinë e Durrësit, po pasi më parë ishte bërë pjesë e klanëve dhe e dallaverëve për punësim me lista drejtorësh. Armand Teliti pa as më të voglin dyshim ka pasur arsye të fortë për të ardhur aty, për vetë faktin se u zëvendësua kreu i Këshillit të Qarkut Durrës. Ai ose nuk ka marrë përsipër të bëjë atë që ka bërë në detyrën e mëparshme të tij, ose është dikush më I zoti se ai për ta bërë më “mirë” atë punë. Ka dhe një gjë që duket sikur nuk shkon në këtë rast. Klani Olldashi nuk besoj se do të rrezikonte aq shumë vota të humbura vetëm nga ky emërim dhe këtë e them me bindje të plotë. Po kjo mund të jetë dhe një lëvizje që nesër kur Telitit I duhet të marrë pjesë edhe në ofertën e qelisë, ai të konsiderohet politikisht si njeri që sulmohet vetëm se përfaqëson opozitën në pushtetin vendor. Kjo e fundit të duket lojë e madhe për një “miush” politik që nuk mund të mbrojë jo vetëm Autonominë e Pushtetit Vendor, po as edhe veten e tij. Mbi të gjitha këto ai ka shkuar aty për ruajtur ca vegla të PD-së, që nuk kanë qenë kurrë me këtë të fundit, po që nesër të jetë edhe më zemërgjërë që të strehojë aty ca të tjerë që do të ikin nga të qenurit drejtorë. Gjithsesi pjesa e atyre që do të strehohen aty është shumë herë më e vogël se pjesa e atyre që janë tronditur dje kur kanë marrë vesh se Telitin ua ka sjellë përsëri Berisha si drejtues në Durrës. Kjo do pak muaj për tu parë. Ajo që shihet është se PD-ja po bëhet gati me slloganin përpara me ata që ka lënë pas. Nuk është se Teliti i ka bërë keq të gjithëve me këtë emërim. Teliti, Ademi, Ndreu, Cara, Golja, Busulla, Baku etj janë mjaft për ti bindur durrsakët se po shkojmë “përpara”. Emërimi I Telitit nuk është se ka bërë aq shumë keq për durrsakët, ai ka bërë keq vetëm për elektoratin e PD-së. Ndoshta ky është dhe misioni I atyre që e hodhën “hopa” në Këshillin e Qarkut

Previous articleDrejtues të arsimit pazare për të përfituar lekë nga xhepat e prindërve
Next articleI bëjnë presion klanet e PD-së jep dorëheqjen drejtuesja e Këshillit të Qarkut, Eglantina Begteshi