Home Politike Arben Ahmetaj: Kemi vendosur në themel njeriun në nevojë, do të rrisim...

Arben Ahmetaj: Kemi vendosur në themel njeriun në nevojë, do të rrisim me 5 % pensionet

Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj kanë përuruar së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, qendrën e re sociale në Kombinat, e cila është rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 2019.

Gjatë fjalës së tij para njerëzve të pranishëm, Ahmetaj, tha se qeveria i ka kushtuar vëmendje njerëzve në nevojë dhe në buxhetin e ri të vitit 2021, ka financa të dedikuara për to. Ai nënvizoi se do të rriten pensionet, si dhe do të dyfishohet ndihma ekonomike për jetimët dhe familjet në vështirësi.

“Kjo është shpirti i ringirtjes dhe vëmendja ndaj qytetarëve në nevojë. Ne ndamë me ju sot emocionet jo të rindërtimit, por të një mazhorance që ka vendosur në themel njeriun në nevojë. Shumëkush pyet se çfarë është buxheti.

Unë dua të ndaj me ju që buxheti i vitit që vjen, përpos reformave të rëndësishme, kanë në themel paketën e mbështetjes për familjen. Kjo është kujdesi për fëmijën, për të rriturin, për moshën e tretë. Ka kujdes për fëmijët jetimë, ka kujdes për familje në nevojë. janë 15 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë nën moshën 18 vjeç që do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Ama kjo është vëmendje e drejtpërdrejt. Mosha e tretë, pensionistët. E mbani mend sa janë rritur, ata do të rriten 5 % vitin që vjen dhe bonusi i fundivitit nuk është një rastësi, por në ligjin e buxhetit.

Për të rinjtë janë paketa për t’i bërë më konkurrues. Fëmijët e sotëm, nesër do të konkurrojnë drejt një ekonomie më të gjerë. Të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen duhet marrë për t’i përballuar nesër. I them këto për të kujtuar se tërmeti na testoi të gjithëve. Disa derdhën lot, e shumë humbën besimin. Ne nuk e humbëm kur treguam që do e rindërtojmë më të fortë, më moderne. E kishim këtë fjalë nga shpirti për të mos lënë askënd mbrapa. Rindërtimi do të mbetet për gjithë jetën krenaria ime personale, sepse kur shohim familje të reja që hynë në shtëpi, nuk ka kënaqësi më të madhe për një punonjës publik, e për këtë ia vlen të merresh me politikë”, tha Ahmetaj.