Home Humor Aplikacioni

Aplikacioni

Nga Amarildo Pregapuca 
Po provoja te vendosja nje aplikacion te ri ne telefonin tim.
Mu duk shume i vlefshem, ndaj shtypa “shkarkoje”
“A je i sigurte.?!” Me pyeti telefoni.
“Po pra,une e shtypa, se pe ?!” Ja ktheva une, me zerin e mendjes dhe shtypa butonin “Po”.
“Vertet?!” Prap telefoni kerkoje miratimin tim.
“Po, po pra te thash” Ju pergjigja prap me mendje dhe shtypa butonin “vazhdo”.
“I ke mare parasyshe detyrat dhe pasojat qe mund te sjelle ky aplikacion?! Nese po, ju lutem shtyp “Ok” për te vazhduar.” Me lajmeroi telefoni.
Qendrova ca dhe u mendova..
“Cfare mund te me ngjase nese shtyp, Ok.?!.”..dhe pasi lexova pasojat, doli se bateria e telefonit, mund te me mbante me pak dhe shpejtesia e internetit mund te zvogelohej, si edhe mund te harxhonte me shume Gb-t e internetit.
Kaq qe e gjitha,ndaj shtypa “Ok”..dhe telefoni mu “pergjigj”
“Jemi ne proces, por nëse pendoheni gjate kesaj kohe, mund te shtypni butonin” Ndal”.
Mrekulli, kohe sa te duash te gjykosh dhe te vendosesh, te peshosh shkak-pasoje dhe te veprosh si eshte me e mira.
Problemi eshte, se kjo nuk hyn ne gjerat qe na ndryshojne jeten pergjithmone.
Burra..!
Imagjinoni per nje cast, sikur të kish nje “aplikacion” te tille ne ate castin final.
E kam fjalen per ate castin qe ju ben baballare.
Jo ate kur prisni ne maternitet ter ankth, ndersa gruaja po lind, e kam fjalen per ate momentin, rreth 9-muaj perpara..pra ate castin para “Ohh” ose pergjate.
“A jeni i sigurte se doni te beheni baba ?! Nese po, bej “Ohh” aty ku je, nëse jo gjej shpejt alternativat”
“Po, jam i sigurte.”
“E dini mire se c’eshte ?!”
“Hmmmm.. Pse pyet.?!”
“Nga ky cast do te ndjeheni dhe ndjeni tërësisht ndryshe.”
“Si ndryshe.?!”
“Do te jete njeriu me i rendesishem i jetes dhe do të jetë gjeja me e bukur që ka ndodhur ne te.”
“Ok rrofsh, po “shtyp” butonin “Ohh” atehere.”
“Prit nje moment.”
“Ohuu.”
“Prisni dhe pak ju lutem, ka një problem. Duke qënë se eshte gjeja me e dashur e jetes, do tu s’jelli edhe dhimbjet me te medha, nëse gjerat nuk shkojnë si duhet. Nese nje dite do te gjendeni pa pune dhe s’keni ti plotesoni nevojat apo te kujdeseni per te..do te ndjeheni njeriu me i pavlere i botes, do ta urreni veten, jeten dhe gjithcka tjeter vjen me te. Gabimet tuaja, nuk do bien vec mbi ju, por dhe mbi te..dhe si rrjedhoje do tu dhembe ne vende te thella te shpirtit qe se dinit se i kishit.”
“Po.?!.. Atehere po gjej alternativen tjeter. Dyshemeja eshte ok.?.”
“Prit.. Gezimi, buzeqeshja e tij apo e saj do tu sjell te shumfishuar po ne shpirt, nje gjëndje mrekullie te pa provuar me pare.”
“Oooo me bere lemsh.”
“Prit.Ke dashuruar ndonjehere.?!”
“Po tall trapin tani.?!”
“Jo, e kisha fjalen nëse e keni ndjere vuajtjen e dashurise.?”
“Eee ehe, uf mo.”
“S’eshte asgje, me vuajtjen qe do ndjesh per vuajtjet e kesaj krijese.
Nëse dashuron por edhe nëse jo.Nese ka shqetesime, nëse jeta si ecen mire. Nese, nëse nëse… per gjithcka..
Pra do te jete dhimbja dhe gezimi yt… Por edhe disfata e qenies tende..nese..Kjo eshte ajo qenie qe e therrmon burrin, burrerine.E tulat, e lë pa fjale, e ben bythlepires nëse jeta ja kerkon..E zhvesh nga cdo krenari, kur jeta te mer per ters.”
“Ufff…jqr.”
“Pra vendos…por nuk do mundesh qe pas këtij casti te thuash “Stop”.”