Home Rajoni ‘Anonymous’ kërcënon Vuçiçin: Ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë! Prishtina nuk është...

‘Anonymous’ kërcënon Vuçiçin: Ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë! Prishtina nuk është pa mbështetje

Grupi i hakerëve “Anonymous”, përmes një videomesazhi, ka “kërcënuar” presidentin serb Aleksandar Vuçiq lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Ata thonë se populli i Kosovës nuk është pa mbështetje, prandaj ata thonë se Vuçiqi duhet të ndalojë veprimet e rrezikshme, raporton Zeri.info.

“‘Anonymous’ nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë. Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje. Ne jemi ‘Anonymous’. Ne jemi Anonymous. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.

Previous article“Avatar 2”, “thyen arkat”, mbledh 1 miliard dollarë në dy javë
Next articleRenditja e vitit kalendarik 2022: Partizani kampion, Laçi në podium