Promovohet në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” Durrës, libri i fundit i shkrimtares Laureta Tragaj, i cili përveç risisë që sjell në letërsinë shqiptare, përcoll tek të pranishmit edhe vizionin dhe kulturën e një letërsie moderne që për fat të mirë kishte lënë jashtë “batakçinjtë” e letërsisë. Në promovimin e librit mernin pjesë emra të dëgjuar të letërsisë shqiptare duke filluar nga Nasi Lera, Mimoza Erebara, deri tek Flora Dervishi, pa harruar pjesëmarrjen e botuesit të librit Nexhati Tafa. Pjesëmarrësit që morën fjalën evidentuan vlerat e romanit, jo vetëm nga këndvështrimi i autores, por edhe si një risi që vjen nga stili i të shkruarit. Ajo ka zgjedhur komunikimin ose më saktë monologun me të birin, për të përcjellë mesazhet që i duhen shoqërisë, aq më shumë për një marëdhënie nënë e bir. Të pranishmit kanë vlerësuar botimin e tretë të shkrimtares Laureta Tragaj si një gjetje që nuk vjen vetëm nga këndvështrimi i një nëne për probleme sociale të jetës, por dhe një shkrimtare e talentuar, e cila këndvështrimin e ka kthyer në talent falë stilit dhe mënyrës se si shkruan. Padyshim që Laureta mund të quhet tani risi e letërsisë jo vetëm në Durrës, por edhe në gjithë vendin. Një fjali e thjeshtë në dukje nga mënyra se si është shkruar, por një fjali e rëndë pasi del nga zemra që në këtë rast nuk është vetëm e një shkrimtareje, por edhe e një nëne. Por romani i Lauretës duket se ka sjellë një risi jo vetëm nga mënyra e të shkrusrit dhe e komunikimit me lexuesin, por edhe nga përfaqësimi i atyre që duhet të diskutonin për këtë roman të vecantë si nga subjekti ashtu dhe nga stili. Në qendër të romanit është nëna me botën e saj shpirtërore. Luhatjet që ajo përjeton. Herë është një nënë e cila me këshillat që jep i sugjeron të birit rrugën drejt së ardhmes dhe herë kërkon që i biri të jetë i lirë të zgjedhë vetë rrugën e jetës. Nëna ndjen frikë kur sheh jetën moderne që ecën aq shpejt., njeriun modern, i cili i dhënë pas teknologjisë duket sikur nuk ka kohë të shohë brenda vetes. Ajo synon një të ardhme për të birin që të mos e shkëpusë nga e kaluara apo tradita, sepse vlerat përcillen nga brezi në brez dhe janë disa vlera që mbetn përjetësisht vlera. Lufta e ndjenjave që përjeton nëna nuk është gjë tjetër vetëm dëshira që dashuria të triumfojë me çdo kusht.në stuhinë e mendimeve që e karakterizojnë nënën lindin shumë pyetje egzistenciale ku qenia njerëzore është e paaftë të flasë. Përpjekja për të kuptuar universin është një përpjekje absurde ku njeriu kthehet sërish në pikën e nisjes. Rrugëtimi ynë në botë justifikohet vetëm nëse pasurojmë shpirtin, sepse misioni i qënies njerëzore është të pasurojë shpirtin. Janë trajtuar disa tema në roman, midis tyre kemi:
-Dashuria prindërore
-Ndryshimi midis brezave dhe konflikti që vjen si rrjedhojë e këtij ndryshimi. Kemi dybotëkuptime të ndryshme
-Liria si koncept, vetëm nëse je i lirë mund të zgjedhësh
-Përballje e modernes me traditën. Traditën e shihje si një mur që i vendosej njerëzve penguar lirinë
-Si do të ndiheshim nëse hapat që hedhim do të fshiheshin?
-Pse nuk besoj në zgjedhjen tënde dhe nëse do të jetë në kundërshtim em parimet e mia?
-Por a mund të eksperimentosh me jetën tënde nëse ke në dispozicion një grusht vitesh?
-Je qënie njerëzore e paaftë për të ndryshuar fatin tënd, si mund të besoja fatin tim?
– Të kuptojmë sa të vegjël jemi për të kuptuar këtë univers të mad, sa të mëdhenj jemi për të jetuar me zemër të hapur
-Ishte vetëm jë zogth që ndoshta ishte rrëzuar që në përpjekjet fillestare për të zbuluar botën
-Të jesh njeri do të thotë të jetosh em zemër të hapur i gatshëm të pasurosh shpirtin tënd
-je njeri sepse mban në shpirt burime t ëpashtershme dashurie
-Liria për të zgjedhur më të mirën
– Sa shumë shqtësime ndjen një nënë kur mendon se përjetësia nuk mund t’i lejohet të birit.
(Sh)përfillja e përfytyrimit të vetvetes / Nga Mimoza Erebara
Për të egzistuar njerëzve u duhet të luftojnë përmes vështirësive të mëdha. Por dihet që vështirësi më e madhe padyshim është ajo, vetvetja. Evoluimi ynë si qënie njerëzore në shumicën e rasteve është i përcaktuar pikërisht nga shpërfillja apo përfillja që ne i bëjmë kësaj vetveteje.konflikti i lindur brenda mendimit njerëzor ka shkaktuar shpeshherë veprime të frikshme që pasojn e kanë sa tek një individ aq dhe tek shoqëria. Konflikti që zhvillohet brenda vetes është dhe tema kryesore që na vjen nga teksti që botuesi e quan roman. Në një farë mënyre mmund të jetë një roman, por nëqoftëse e shohim këtë si një udhëtim në vetvete. Në fakt është ky konflikt i mendimit të personazhit që në këtë rast identifikohet lehtshëm me autoren dhe që ajo nuk përton të na tregojë se çfarë mendon dhe si mendon. Konflikti mbahet në disa shtylla. Njëra dhe më e rëndësishmja padyshim që janë ideologjitë dhe kur them kështu kam parasysh të gjithë gamën kuptimore që zotëron kjo fjalë. E thënë më thjesht janë normat e moralit, etikës, kodet e nderit. Qëndrimi që mban një individ i caktuar ndaj tyre, mënyra se si e zotëron dhe në të njëjtën kohë robërohet prej tyre. Dihet që këto idologji janë përdorur prej të gjitha strukturave të pushtetit dhe besimit për të sunduar të tjerët. Vetëshpërfillja/përfillja e kanë fillesën në kohën kur njeriu flijoi shpirtin e tij të krijuar po nga shpirti i tij. Dhe kjo vetë (sh)përfillje e ka një historik. Por autorja nuk merret shumë me historikun social, asaj i intereson vetja e saj. Pyetjet që ajo shtron si të tipit: si është shkaktuar kjo shpërfillje mes kaosit të ndjenjave, mes përparësive dhe detyrimit të tyre të paraqitjes, kur ka lindur kjo ndjsi dhe kërkmi i vazhdueshëm drejt thellësisë së shpirtit në vete për të kluptuar e për të gjetur përgjigje për të gjetur këto pyetje janë, le të themi janë fabula. Në këtë roman nuk ka personazhe. Janë vetëm dy: nëna dhe biri. Por në fakt marrëdhëniet mes tyre me gjithë sa thamë më sipër, konflikti, kërkimi, ideolohgjitë, morali, etika, filozofia, janë personazhet e vërteta të tij. Në fakt shpërfillja/përfillja brenda një shpirti për atë vetë, shpirtin, gjë që vjen si një pasojë e drejtpërdrejtë e rrugës nëpër të cilën është e detyruar të ecë e të evoluojë qënia njerëzore., bazohet vetëm në një fakt: dashuria! Në pamje të parë duket sikur për çdo përcaktim, çdo përpjekje për të kuptuar veten dhe për të definuar funksionin dhe qëllimin e kësaj dashurie, sikur edhe për të përcaktuar objektin e saj, duhet pagur me një humbje të caktuar. E çfarë mund të jetë humbje për dashurinë e një nëne për birin e saj? Sikur thotë Karl Poper: “Tashti mud të vdiste hipoteza në vend të mbajtësit të saj”. Kjo përparësi ka kontribuar thelbësisht në mbijetimin e ndjenjave të vërteta. Ana jo e favorshme e gjendjes ishte mundësia e gabimit në të menduarit dhe humbja e një pjese të saktësisë së instiktit të dashurisë mëmësore. Disa gabime të caktuara të caktuara të arsyes kanë nxjerrë nga ana e tyre dilemën e arsyes. Dilema që autorja e quan: Ankthi i nënës. Falë aftësisë së vetëdijes ajo ka mundësi ti manipulojë lirisht përfytyrimet e saj, mendimet, figurat. Dyshimi se: “Ndodhem në të shkuarën, apo në të tashmen? (fq.27) ia mundëson të gjitha hamendësimet e përcaktimet e saj. Dhe i gjithë raporti që ajo krijon me veten rrjedh prej një prej përcaktimeve të këtij romani: “jemi aq të mëdhenj sa na rrëfen ai, (shpirti)” . fq (28). Ky është celësi i zbërthimit të kodeve të fshehura, kaotike, instiktive e të papërsëritshme. Është zbërthimi i pritur i një zemre njerëzore, i një zemre nëne mbi të gjitha. Është një zbërthim që vetëm sa rritet si një simfoni dashurie që gjithsesi fillesën e merr pikërisht tek “mrekullia e të perceptuarit vetëm për një çast” (fq.52) . Autorja është e bindur se “vetmia gjurmon, nuhat, përgjon… dhe në çastin kur shpirti drobitet nga dhimbja, ajo hidhet për të sulmuar…”. ajo është vigjilente, nuk bie pre e saj, por vetëm ngulmon pareshtur të eksplorojë veten dghe të gjejë strehën për dashurinë e saj, strehën për kaosin të cilitdo, gjithsesi t’i krijojë një rregullsi. Ajo nuk ndalet. E kaluara e birit të saj, ndjesitë dhe emocionet riprodhohen me fanatizëm, sikur ruhen thellësisht me po atë fanatizëm në brendësitë e unit e të zemrës, paçka s epër momentin ajo nuk ka një përgjigje përfundimtare. Ajo e di se “ heshtja e shpirtit është e frikshme dhe e llahtarshme, e ngjashme me heshtjen e mosqënies” (fq 99). Vogëlushi i saj i ndërron vendet lirisht në përfytyrimet e saj, njëherë është ai i vogli me duar diellore, e herë shndërroher në burrin që po rritet, i ashpër në kërkim të realitetit të tij. Herë njeri e herë tjetri, por të dy të njësuar në një të vetëm, në një ndjenjë të vetme që nuk është asgjë tjetër vec dashurisë. Dhe të gjitha hulumtimet e pareshtura kurorëzohen në disa përfundime, të cilat nga ana e tyre e organizojnë këtë kaos ndjenjash. Nëqoftëse shkaku i parë, origjina e dahsurisë është vendosur në shpirt, çdo gjë formohet pastaj nga ky burim sipas qëllimit e mendimit. Në këtë rast, përgjegjësia individuale, supersistemi i unit, drejton pjesët e veta deri tek koncepti i rendit botëror vetanak i drejtimit të ndjenjave njerëzore, mëmësore. Një përfundim që arrihet vetëm nëse “je i lirë që të kuptosh madhështinë e qënies. Për lirinë e fituar nuk egziston ndëshkimi, pasi nuk egziston asnjë armë që të godasë lirinë”. Ky shpjegim në formën e empirizmit do të shpjegojë çdo gjë nga forcat vepruese brenda dhe jashtë saj, sipas një rendi të pacaktuar raportesh shkak-pasojë. Dhe si përfundim, “Kjo dashuri shpërfill shenjtërinë e kohës dhe të vëzhgon me mprehtësinë e shpirtit”, vëren autorja pasi ka gjetur paqen e kërkuar brnda vetes dhe farës së saj, vogëlushit burrë-birit të saj.