Home Politike Andi Bushati: Të protestosh sot, është një provokim i mirë

Andi Bushati: Të protestosh sot, është një provokim i mirë

Analisti Andi Bushati thotë se protesta e Berishës në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor është një provokim i mirë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se provokimi është pjesë e demokracisë, puna është të jetë një provokim i mirë që i shërben të gjithëve dhe në këtë rast sipas tij është një i tillë.

“Demokracia e ka të mishëruar provokimin. Në kohën e Enver Hoxhës nuk provokonte askush, demokracia është provokim, është revokim i diçkaje që tjetri nuk ta jep ndaj ka pushtete të ndara.

Sa herë bëj një shkrim apo dikush proteston edhe tek-pull para kryeministrisë është një provokim. Puna është, a është një provokim i mirë që na shërben të gjithëve? Mendoj se në këtë rast të protestosh në këtë ditë është një provokim i mirë”, tha Bushati.

Previous articleRama: Ballkani ka energji tjetër nga Brukseli, ne si ‘Rock and Roll’ ata si simfoni klasike
Next articleIronia: Berisha sot si Nuri Beu te Koncert në vitin 1936