Home Politike Amerikanët të vendosur për drejtësinë mbi të korruptuarit, Yuri Kim nxit SPAK...

Amerikanët të vendosur për drejtësinë mbi të korruptuarit, Yuri Kim nxit SPAK të fillojë reprezaljen ndaj politikanëve të inkriminuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka p ë r s ë r i t u r e d h e njëherë ditën e djeshme mesazhin se reforma në drejtësi po jep rezultate, ndërsa ka inkurajuar gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të çojnë përpara luftën ndaj korrupsionit e krimit. Teksa ishte e pranishme në 25 vjetorin e Shkollës Shqiptare të Magjistraturës, kryediplomatja amerikane u tha të pranishmëve se i sfidon të jenë të guximshëm për t’u përballur me sfidat që i presin, duke iu dërguar një mesazh të fortë magjistratëve të rinj që të punojnë dhe të mos zmbrapsen përpara asnjë lloj presioni që mund t’iu dalë përpara në punën e tyre, pasi SHBA është aty dhe do t’i mbështesë fuqishëm, sikundër ka bërë në këto vitet e fundit për reformën në drejtësi, pa ndihmën e së cilës ajo nuk do të kishte këtë suksese që ka sot. “Më keni dëgjuar shpesh të them se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur. Por besoj të gjithë ne mund ta shohim se reforma po fillon të japë rezultate. Qytetarët shqiptarët kanë shpresa që magjistratët e rinj të cilët janë sot këtu – të gjithë ju, të gjithë ju, secili prej jush – do të japin rezultate. Ata gjithashtu presin që Shkolla e Magjistraturës të trajnojë brezin e ri të magjistratëve. Trajnimi juaj për gjyqtarët dhe prokurorët e kualifikuar të cilët e kanë kaluar rivlerësimin kalimtar është një pjesë kritike e sigurimit të një sistemi drejtësie të besuar për popullin shqiptar. Sfidat me të cilat përballeni sot janë ndryshe nga sfidat me të cilat jeni përballur në të kaluarën. Ne shpresojmë që Shkolla e Magjistraturës do t’i përgjigjet nevojave të një sistemi drejtësie në ndryshim dhe përmirësim në vend. Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve në strukturat dhe praktikat tuaja për t’u përballur me këto sfida”, deklaroi ajo.

Kim: SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi dhe të rinjtë

Më tej gjatë fjalës së saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë të rinjtë shqiptarë dhe reformën në drejtësi. “Ka shumë arsye për të qenë plot shpresë për një të ardhme më të mirë për këtë brez dhe brezat që do të vijnë, ndërsa Shqipëria ndërmerr reforma që janë të domosdoshme për të vendin e saj në BE. Reforma në sektorin e drejtësisë – qoftë këtu në Shkollën e Magjistraturës, në gjykata, polici dhe agjenci të tjera – duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë teksa ajo ecën përpara në integrimin e saj euroatlantik dhe ofron një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Puna e Shkollës së Magjistraturës dhe e gjithë sektorit gjyqësor të Shqipërisë është thelbësore për këtë përpjekje”, u shpreh ajo.

Ambasadorja uron magjistratët e rinj

Në përfundim të fjalës së saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, uroi magjistratë e rinj që do të veshin kostumin e gjyqtarit dhe prokurorit, ndërsa iu dërgoi edhe një mesazh, që sipas saj, duhet ta kenë kryefjalë të ditës së tyre, pasi janë diplomuar në Universitet. “Ndërsa uroja të diplomuarit, po mendoja, çfarë bëjmë ne të gjithë? Çdo mëngjes, unë zgjohem dhe përpiqem të mendoj, ndërsa shihem në pasqyrë, përpiqem të kujtoj veten se përse jam këtu? Përse jam në këtë punë? Përse e zgjodha këtë profesion? Dhe shpresoj se ju do të bëni të njëjtën gjë, shpresoj se do të shiheni në pasqyrë çdo mëngjes përpara se të shkoni në punë dhe do t’i thoni vetes “unë do të jem një nga arsyet që Shqipëria është më mirë. Unë do të jem një nga arsyet që Shqipëria është në BE. Unë do të jem një nga arsyet që bashkëqytetarët e mi kanë shpresë. Unë do të jem një nga arsyet që familja dhe fëmijët e mi janë krenarë. Unë do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë për të gjithë ne”. Urime! Kurrë mos u dorëzoni! Kurrë mos u dorëzoni”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Previous articleZelensky më i vendosur se kurrë, firmos dekretin që i jep goditjen fatale Putinit
Next articleCeferin: Finalja në Tiranë ishte një sukses i madh