Home LifeStyle Amber Heard flet për njohjen me Musk: Ishte një zotëri i vërtetë

Amber Heard flet për njohjen me Musk: Ishte një zotëri i vërtetë

Amber Heard dëshmoi të hënën për takimin me Elon Musk në Met Gala 2016, ku ajo u shfaq vetëm pasi u la nga Johnny Depp. NyPost shkruan se Heard tha se ajo dhe Depp, supozohej të merrnin pjesë së bashku në ngjarjen e mbushur me yje si të ftuar të stilistit Ralph Lauren, por burri i saj i atëhershëm nuk u shfaq pas një sherri të ashpër në ditëlindjen e saj të 30-të.

“Ai më la vetëm”, i tha ajo jurisë.

Ndërsa priste të dilte në tapetin e kuq, Heard tha se ajo e gjeti veten duke qëndruar pranë themeluesit miliarder të Tesla dhe SpaceX, por që nuk e njohu atë në fillim.

“Musk ishte atje me nënën e tij. Ai më kujtoi se ishim takuar më parë… Ai dukej si një zotëri i vërtetë. Ai ishte vërtet i këndshëm,” tha Heard.

Heard tha se ajo dhe Musk, përfundimisht u bënë miq. Dëshmia për njeriun më të pasur në botë erdhi pasi Heard u kthye në tribunën e dëshmitarit në Fairfax, Virxhinia, për ditën e tretë të dëshmisë në padinë e Depp-it për shpifje prej 50 milionë dollarësh. Aktori i “Pirates of the Caribbean” më parë e akuzoi Heardin se e kishte tradhtuar me Musk gjatë martesës së tyre të shkurtër. Është pohuar gjithashtu se Heard dhe manjati i teknologjisë dikur kanë pasur një treshe me modelen Cara Delevingne, gjë që Musk e mohon.