Home Rajoni Ambasadori i SHBA-ve përgëzon Serbinë: Angazhimi i Vuçiçit për zgjidhjen e tensioneve...

Ambasadori i SHBA-ve përgëzon Serbinë: Angazhimi i Vuçiçit për zgjidhjen e tensioneve në veri është konstruktiv

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një “angazhim konstruktiv” në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat në Kosovë.

Takimi mes Hillit dhe Vuçiqit, vjen pas atij të djeshmit në Bruksel që presidenti serb pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë i bëra thirrje presidentit Vuçiq që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Angazhimi konstruktiv është qasja e duhur”, u tha Hill gazetarëve pas takimit.

Previous articleDeputetja e PD: Përmbytjet në Shkodër zbuluan korrupsionin qeveritar, një popull që paguan taksa për zyrtarët, por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta
Next articleDebatet e Enverit në Byro: Kadri, s’e propozova unë Feçorin për ministër, se s’e kam dashur kurrë, sepse më jepte përshtypjen e një djalke