Home Rajoni Ambasadori i BE-së dënon djegien e makinave në veri të Kosovës: E...

Ambasadori i BE-së dënon djegien e makinave në veri të Kosovës: E papranueshme

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar djegien e disa automjeteve në pronësi të shtetasve serbë në veri, me targa RKS.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Szunyog u shpreh se shkatërrimi i pronës private me qëllim të frikësimit, është i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës.

Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur në dy ditët e fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm dhe i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, shkroi ai në Twitter.

Previous articleFundjava rikthehen Superioren, java e 27-të rezervon duele interesante
Next articleVENDIMI/ Belinda Balluku shton emrin e motrës së saj, Pamela Qirko për t’u trajtuar si VIP në Aeroportin e Rinasit