Home Politike Ambasada e SHBA në Tiranë poston citimin e Blinken: Diplomacia, e vetmja...

Ambasada e SHBA në Tiranë poston citimin e Blinken: Diplomacia, e vetmja zgjidhje e pranueshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka shpërndarë një citim të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me bisedimet që mbajti në Berlin në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus.

Sipas Blinken, diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme, ndërsa shtoi se aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

“Fola në Berlin, në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus. Diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.