Home Opinion Alternativa politike socialiste është alternativa demokratike antikrizë

Alternativa politike socialiste është alternativa demokratike antikrizë

kapiti Nga Skënder Kapiti / Sistemi modern i demokracisë liberale, komponenti demokratik i saj identifikohet me liberalizmin modern e social, të “majtën”apo socialdemokracinë, synimi i kahershëm i së cilës ka qenë futja e popullit në qeverisje, përgjegjsitë sociale të shtetit, që nxiti dhe evoluoi me triumfin e parimit bazë të demokracisë “një anëtar një votë,një votë një vlerë”.”E Majta”qoftë si ideologji,politikë e praktikë është motivuar nga drejtësia, ndjesia sociale dhe nga interesi publik duke qenë promotori i reformimit të vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit. Alternativës dhe presionit të sociales apo të majtës i dedikohen zhvillimet e proçeseve demo-kratike, masivizimit politik, konkurencës e pluralizmit partiak, reformat dhe krijimit të Shtetit të Mirëqënies Sociale e mbi të gjitha konkurecën politike për rritjen e “mirëqënies së përgjithsme” që e bëri të sajën dhe “E Djathta”.Bota dhe zhvillimi shoqëror është pashma-gshmërisht gjithnjë një tendencë krizash po që shumica e tyre dhe madje ato më të rëndat në historinë e kohëve moderne kanë ardhur nga dështimet në qeverisje të së djathtes, madje dhe vetë lindja e komunizmit ekstrem erdhi si reagim ndaj mizerjes sociale të liberalimit të hershëm (kapitalizmit të egër)dhe kushteve të rënda të popujve të Eropës Lindore që jetonin në gjëndje të feudalizmit. Edhe vendosja e fazhizmit erdhi si pasojë e dështimit të liberalimit konservator dhe kriza e viteve 1929 që njihet si “Depresioni i Madh”; dhe ishte presidenti Rusvelt nga Partia Demokratike Amerikane me politikën e liberalizmit modern(që në SHBA identifikohej me të Majtën europiane) të “Kursit të Ri”,të Kejnsjanizmit që e nxori SHBA-në nga kriza dhe më pastaj u bë model dhe norme për tërë botën perendimore.Pas Luftës së Dytë Botërore dhe humbjes së fashizmit për mbi 30 vite triumfoi me sukses edhe në Europën Perendimore alternativa socialiste e “Shtetit të Mrëqënies Sociale” që njihet në histori edhe si “Epoka e Artë” , dhe këtij triumfi të liberalizmit modern dhe socialdemokracisë perendimore i dedikohet dhe sfidimi e fitorja politike, sociale dhe ekonomike mbi alternativën komuniste sovjetike dhe të vëndeve të tjera të Europës Lindore e që përshpejtoi rënien e komunizmit global si alternativë. Edhe në ditët e sotme ka afro 10 vite që bota demokratike është në krizë dhe recesion që është direkt pasojë e politikës neoliberale si ajo e kapitalizmit të hershëm liberal të pafre e ndjekur nga qeveritë e këtyre vëndeve e që kërkon rikthimin në pushtet të alternativës sociale të ndërhyrjes së shtetit dhe rritjen e përgjegjsisë sociale që ka filluar tashmë në SHBA, ku votuesi amerikan ja besoi kapërcimin e krizës së sotme përsëri po Partisë Demokratike. Me rënien e komunizmit dhe vendosjen e pluralizmit demokratik ,në spektrin politik shqiptar lindi dhe Alternativa socialiste shqiptare apo “E Majta e Re” që identifikohet me Partinë Socialiste të Shqipërisë e cila sot është padrejtësisht në opozitë si pasojë e vjedhjes së votave nga pushteti i regjimit të Partisë Demokratike po dhe falë “ndihmës” e kontriutit të ish-liderit të PS-se F.Nano ,por kryesisht e LSI-së dhe ish-kryeministrit socialist I.Meta që u bë dhe zëvëndëskryeminister i PD-së ,i cili i ka shërbyer e dhënë dy mandate qeverisëse kryemistrit të sotëm,gjë e cila përbën dhe tradhëtinë më të madhe të interesavave publike dhe veçanërisht të elektoratit shumicë të majtë ,bërë thjesht për interesa të ngushta personale pushteti dhe korrupsioni, imazhin dhe perceptimin publik të tij si shëmbulli më i mirë i korrupsionit nuk e shpëton dot as avokatia e kryeministrit dhe e qeverisë dhe pafajësia e dhënë nga vetgjykimi politik. PS ka treguar se është promotori i evoluimit politik e demokratik i tërë politikës shqiptare dhe i suksesit të menagjimit e drejtimit të shtetit si në rrëzimin e projektit dhe mosmiratimin e kushtetutës në Referendumin e vitit 1994 që e kthente Shqipërinë në një Sulltanat Presidencial,si dhe suksesit në ngritjen e institucioneve shtetërore dhe kapërcimin e krizës së “Depresionit Shqiptar” që erdhi në vitin1997 si pasojë e korrupsionit politik dhe hajdutërisë elektorale që i parapriu instalimi nga qeverisja e PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 të sistemit të “vjedhjes së votës së lirë” dhe që kulmoi me kolapsin financiar të firmave piramidale dhe me rrënim të institucioneve dhe shtetit.E njëjta situatë po ndoshta edhe më keq është akumuluar edhe sot nga keqqeverisja e korrupsioni i këtij sistemi gjithkrizë me të cilin duhet të përballet qeverisja socialiste kur të vijë në pushtet e që do t’i duhen vite e vite për ta çmontuar dhe kapërcyer këtë model e gjëndje krizash e pasojash të rënda që do ta trashëgojë PS nga kjo keqqeverisje si më e korruptuara në historinë e Shtetit shqiptar dhe më e korruptuara në Europë e rajon. Ndër sukseset e tjera me rëndësi kombëtare që i faturohet qeverisjes socialiste është dhe menagjimi i suksesshëm nga qeveria e kryeministrit socialist P.Majko të krizës kosovare të pastrimit etnik e genocidit të ushtruar nga shovinizmi serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Edhe çlirimi i Kosovës u bë kur në pushtet në Shqipëri ishte PS dhe kontributi i saj ishte mjaft i madh pas atij të NATO-s dhe UÇK-së ; po kështu dhe antarësimi defakto në NATO është bërë në qeverisjen socialiste ku portet, aeroportet dhe hapësira ajrore e Shqipërisë u vu në dispozicion të saj për çlirimin e Kosovësn ashtu si dhe dërgimi i forcave shqiptare për misione paqerujtëse ndërkombëtare është bërë po në kohën e saj, si edhe nismën dhe fillimet e punimeve të rrugës Durrës-Morinë u bë nga qeveria socialiste, ndërsa refuzimin e Statusit të Antarit Kandidat bërë tre herë radhazi vjen si meritë e mosplotësimit të standarteve , krimit e korrupsionit të pushtetit PD-së me LSI- në, e pritet që dhe realizimin e statusit ta bëjë po PS-ja me fitoren e zgjedhjeve këtë vit. Sukses tjetër është dhe triumfi i modelit “Rama” në punët publike dhe qeverisjes vendore që u përhap dhe bëri të mundur që disa mandate rradhazi votuesi shqiptar t’ja besojë pothuajse në të gjitha njësitë urbane qeverisjen vendore modelit të tij , dhe po mbushen dy vite që Tirana drejtohet nga kryebashkiaku Basha, katapulta berishiste e votave të vjedhura e që nuk kemi parë gjë tjetër përveçse paralizë e korrupsion dhe në prag të çdo fundviti shëtitje të tij po dhe të Vasilit të LSI-së nëpër tregun fshatar si policroje çmimesh. Nisur nga realiteti dhe faktet, mazhoranca qeverisëse është inferiore në të gjitha aspektet në krahasim me opozitën socialiste përveç asaj që shquan pushtetin e sotëm atë të prodhimit e aplikimit të politikave bllokuese,antipublike e korruptive që vetëm vazhdojnë të rëndojnë e përkeqësojnë realitetin ekonomik,politik, social,integral etj. të shoqërisë dhe vëndit. PS-ja zotëron dhe ka talente e potenciale politike,intelektuale e profesionistë të aftë për një rilindje esenciale ekonomiko-shoqërore, demokratiko-kombëtare dhe integruese. PS dhe vizioni i liderit të saj Edi Rama janë të përkushtuar dhe premtojnë për një “Rilindje”të vështirë dhe reformim të kulturës demokratike e të shtetit ligjor, për një qeverisje e shoqëri të hapur,forcim të karakterit konstitucionalist të qeverisjes, për një qeveri të përgjegjshme e të çliruar nga plagët e korrupsionit,për mbrojtjen e zhvillimin e të gjitha të drejtave të njeriut,konsultimin e qeverisë dhe administratës me shoqërinë civile dhe grupet e interesit,për transparecë në përdorimin e investimet me paranë publike, vendimmarrje,prokurime e tenderime dhe dhënjen e vënjen në dispozicion të publikut të çdo informacioni në interes të tij . Në perfundim them se PS-së ,altenativës së saj antikrizë i dalin përpara këto detyra para kombit: së pari në aspektin politik i duhet “të çlirojë”demokracinë nga autokracia apo diktatura “demokratike” e pushtetit të votave të vjedhura që ka gllabëruar të gjitha institucionet e pavarura dhe ka privatizuar të drejtën dhe shtetin; së dyti në aspektin qeverisës duhet të bërë çmontimin e funksionalitetit në qeverisje që aktualisht është grupinteresi më i fuqishem i monopolit ekonomik dhe i biznesit që blen, tenderon e privatizon gjithçka : tokën, burimet ujore,minerare, pyjore,energjitike etj. sipas politikës “Shqipëria një euro” që e ka kthyer vëndin në një “Berishrepublikë”,dhe së treti në aspektin social që ka të bëjë me zhdukjen e varfërisë së thellë, papunësisë së mbi një milion shqiptarëve e daljen nga gropa e zezë e borxhit dhe korrupsionit marramëndës ku e ka çuar vëndin kjo qeverisje. Unë në këtë shkrim nuk mund të fsheh bindjet e mia liberal demokratike që janë njëkohësisht dhe të socialistit modern ,po ama jo të bëj apoteozën PS-së pasi dhe PS-ja ka ato të cilat quhen dhe faje që konsistojnë në: përqindja më e madhe e shqiptarëve ka bindje të majta ,po shkaku që ajo nuk është në pushtet përveç vjedhjes së votës nga pushteti, vjen dhe nga “josinqeriteti” i lidershipit të PS-së si e F.Nanos e po ashtu dhe e ishkryeminstrit të PS-së I. Meta, tek i pari rëndojnë matrapazllëqet e tij që në vitet 1992 me kryetarin e PD-së,ku si shpërblim në këmbim të postit për kryeministër pengoi dhe sabotoi fushatën elektorale të PS-së të atyre viteve madje me qëllim të një humbje të thellë të saj në funksion vetëm të ambicies dhe interest personal, së dyti humbja e PS-së në vitin 2005 erdhi si rezultat i klientelizmit po kryesisht i korrupsionit të qeverisjes së tij , humbje të cilën jo vetëm e dëshironte po dhe i shërbeu me zell dhe i pakënaquri nga mospërfitimi dhe i pangopuri politiko-korruptiv Meta që krijoi LSI-në.Po Meta nuk u ndal deri këtu po e vazhdoi në vitin 2009 ku qënia në pushtet e PD-së i blatohet faktorit negativ Meta për të dytën herë ,që u mundua të justifikojë tradhëtinë ndaj socialistëve se po e bën kualicionin për hatër të integrimit po që videoskandali i Dritan Priftit e nxori zbuluar qëllimin e vërtetë të tij si model për aventurë dhe egoizëm abuziv politico- korruptive .Të dy këta, qëndrimi i tyre ndaj protestës së opozitës dhe vrasjeve që i bëri pushteti i Berishës me 21 Janar 2011 i ka diskreditur rëndë jo vetëm në aspektin politik që tregon se ata nuk i bashkon asgjë me opozitën socialiste, po tregon edhe pandjesinë sociale e padhimshurinë humane të tyre; e që ata, po dhe të tjerë si ata janë autorë dhe të bashkëpunimit që u rreshtuan në një front kundër, e deri në vjedhjen e votave të E. Ramës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës e vitit 2011-të , duke bërë dhe “trafikim” deputetësh e votash në parlament në funksion të pushtetit të PD-së,apo dhe të përpjekjeve maskuar pas “mendimit” ndryshe për të marrë dhe drejtimin e PS-së që rezultoi hapur me produktin Idrizi,Tavo e Kastrioti e që po vazhdon akoma kundër reformatorit dhe liderit aktual të PS-së E. Rama i cili duhet admiruar ,inkurajuar e besuar për guximin e tij, po nuk mjafton vetëm kjo po i duhet dhënë vota për ta shpëtuar vëndin nga kjo rrokopujë politike,hajdutërie e mafie “demokratike”.Besoj se për këto tashmë është ndërgjegjsuar dhe masa e antarësisë e simpatizanëve të së majtës në tërësi po dhe e opinionit aktiv politik po dhe e atij jopolitik.

Previous articleKekenovski: Kthimi i mandateve përshpejton zgjedhjet
Next articleFushata politike, nisin arrestimet në Durrës