Home Politike Alibeaj: Qëndrimi i Berishës sot, si i Enver Hoxhës me anglo-amerikanët

Alibeaj: Qëndrimi i Berishës sot, si i Enver Hoxhës me anglo-amerikanët

Enkelejd Alibeaj ishte në Berat ku u takua me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale, në mbështetje të kandidatëve për këshillin bashkiak.

Ai pranoi se situata brenda Partisë Demokratike nuk është nga më të mirat e mundshme, por u shpreh se është shumë e rëndësishme që sot të mbrohet vokacioni perëndimor që përfaqëson në thelb demokratët.

“E pra, qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është i njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane.

Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues i korrupsionit madhor dhe minuesi i demokracisë, Sali Berisha ka provuar të godasë Amerikën herë me shpatë të madhe, herë me biçak, herë me qitje të largët e herë me baltë.

Qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë do vlerësojnë këtë qëndrim që kemi mbajtur. Ndaj sot unë e them me bindje që sfidën e parë që një parti ka, ruajtjes së pozicionit politik, qëndrimit politik, ne e kemi fituar.

Do të na vlerësojnë qytetarët, në këto zgjedhje që është shumë i rëndësishëm, këshillin bashkiak, por sfidën e parë e kemi fituar. Sfida jonë nuk mbaron tani. Më 14 Maj. Është guri i parë i themelit për të ndërtuar një PD ashtu siç është ëndërruar 33 vite më parë,” – shtoi ai.

Previous articleRriten çmimet e prodhimeve blegtorale 16.89 për qind
Next articleSPAK përballë sfidës/ Berisha, 20 muaj aksion politik me vetëm 100 mijë euro kursime: Cili është burimi i parave?