Home Politike Aleksandër Çipa tregon pse nuk janë të mjaftueshme provat e Artan Hoxhës...

Aleksandër Çipa tregon pse nuk janë të mjaftueshme provat e Artan Hoxhës për 21 janarin: PS duhet ta mendojë mirë çështjen

Aleksandër Cipa nuk beson se zhvillimet e fundit për çështjen e 21 janarit, do të sjellin zhvillime të reja në zbardhjen e asaj ngjarjeje ku u vranë 4 persona në Bulevard. I ftuar në Shqip, Çipa tha se përgjimet e reja të publikuara së fundmi, nuk janë të mjaftueshme për rihapjen e dosjes.

“PS duhet ta mendojë mirë tani çështjen e 21 janarit. Gjatë 12 vjetëve do të duhej me kohë të ngrihej një trupë hetimi të fakteve. Sot drafti i përgatitur nuk ka risi faktesh që janë të mjaftueshme për rihapje të hetimeve.

Përgjimet që janë publikuar së fundmi duhen parë më rezervë. Më herët prova të mjaftueshme kanë qenë ato që ka pasur si pretendime ish-prokurorja e Përgjithshme e vendit se ku qëndronin përgjegjësitë dhe abuzimet e shtetarëve.

Pengimi i prokurorisë, shmangia e provave në vendin e ngjarjes, zhdukja e filmimeve, dhe elementë të tjera, janë mjaftueshme për t’u marrë në konsideratë. Sot këto përgjime nuk janë të mjaftueshme”, u shpreh Çipa.

Previous articleKolorado Springs, ndër qytetet më të mira për emigrantët
Next articleDeputeti i PD-së nxjerr bisedat: Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë së këtij qyteti (FOTO)