Home Aktualitet Alban Ramohitaj prezantohet si drejtori i ri i Spitalit të Durrësit

Alban Ramohitaj prezantohet si drejtori i ri i Spitalit të Durrësit

Vetëm pak ditë pas përfundimit të konkursit për aplikantët për drejtues në spitalin e Durrësit, Alban Ramohitaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e drejtimit të tij. Ramohitaj u përbal në një konkurs ku përvec tij morën pjesë edhe tre kandidatura të tjera. Rreth dy javë më parë ky konkurs shpalli si fitues Alban Ramohitajn me 72 pikë i ndjekur nga një tjetër emër i njohur Diri Kërtusha që mori 72 pikë, ndërsa dy kandidatët e tjerë patën një diferencë të konsiderueshme me të parët. Kështu Ramohitaj që ka drejtuar edhe më parë spitalin e Durrësit është  rikthyer në këtë detyrë pas detyrimit ligjor që pati për ta dorëzuar këtë detyrë për shkak të kandidimit, ndërsa ishte i listuar në pozicione jo të sigurta të  PS edhe pse ajo mori tetë deputetë . Rikthimi i Ramohitajt në pozicionin e drejtuesit të Spitalit përvec se është pritur mirë nga  qytetarët të shumtë, i ka ngarkuar atij edhe një përgjegjësi të madhe, ku dihet që Spitali i Durrësit ka ende shumë për të bërë dhe shpesh ndodhet përballë akuzave dhe faktëve që e kanë bërë atë të humbasin besimin dhe qytetarët. Ndërkohë i pyetur nga Bulevard Ramohitaj në prononcimin e parë tha se do të jetë  shumë i vëmendshëm me përvojën që ka krijuar për të bërë të mundur që ky spital që i shërben më shumë 400 mijë banorëve të jetë në standate të shërbimit korrekt dhe për të punuar gjithnjë më shumë për ta cuar në standarte që kërkohet sot.