Një vit e gjysmë pas akuzave për korrupsion e pastrim parash kardiologu Edvin Prifti ende nuk e ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut. Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi pezullimin për ushtrimin e profesionit për kardiokirurgun.
Vetë mjeku pas seancës ka thënë me ironi se nuk e kupton këtë vendim duke nënvizuar se “Nuk prishen provat duke operuar njerëzit nga zemra”.