Home Aktualitet Aksidenti tragjik në Bullgari/ Homazhe në nder të viktimave në sheshin “Skënderbej”

Aksidenti tragjik në Bullgari/ Homazhe në nder të viktimave në sheshin “Skënderbej”

Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë janë zhvilluar homazhe këtë mbrëmje në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. Siç shihet në pamje, qytetarët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur buqeta me lule në shesh. Mes qytetarëve që ndezin qirinj, shihet edhe këngëtarja Irma Libohova.

Kujtojmë se pak ditë më parë autobuzi u përfshi nga flakët duke shkaktuar 45 viktimave në mes të cilëve shumë fëmijë.