Ministria e Punëve të Jashtme pas përplasjes së aksidentit tragjik në Greqi, ka sqaruar se mes viktimave nuk ka shqiptarë.
Përplasja e dy trenave, ‘kokë më kokë’ shkaktoi 38 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, shpalli 3 ditë zie kombëtare.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit vijojnë kontrollet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të lënduar.