Home Kronika Aksident në aksin Sarandë-Borsh, makina del nga rruga, vdes shoferi, plagosen dy...

Aksident në aksin Sarandë-Borsh, makina del nga rruga, vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët

Himarë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur mëngjesi ne sotëm në një aksident në jug të vendit.

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit./BW

Previous articleTensione në Berat/ Tentohet të hidhet asfalt, kandidati i “BF” i ndalon: Banorët janë të irrituar. Ndërhynë policia
Next articlePolitike Deklarata e Ramës për Erdogan, Meta: Ky këto gjëra do bëjë edhe këto pak ditë