Home Kulture Akademia e Shkencave, një veprimtari kushtuar kompozitorit Bojan Adamič

Akademia e Shkencave, një veprimtari kushtuar kompozitorit Bojan Adamič

Veprimtaria kushtuar kompozitorit Bojan Adami?, u zhvillua në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë. Veprimtaria kulturore dhe shkencore e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikes së Sllovenisë në Tiranë u zhvillua një ditë më parë dhe bëri bashkë akademikë, studiues, etj. Kreu i ASH akademik Skënder Gjinushi tha se ia kushtuan këtë veprimtari Bojan Adami?-it (Adamiç-it), një personaliteti me gjurmë të mirënjohura jo vetëm në Shqipëri e Slloveni, por dhe në shkallë rajonale, si kompozitor, dirigjent e fotograf.

“Ka një domethënie specifike zgjedhja e kësaj figure, pasi personalitete të tilla të kulturës e dijes kanë shenjuar e forcuar më së pari marrëdhëniet e miqësinë e kahershme midis dy popujve tanë”, tha ai. Më tej akademik Gjinushi vijoi se u jemi mirënjohës gjuhëtarëve të tillë si Jernej Kopitar; Franz Mikloši? (Franc Mikloshiç) e Rajko Nahtigal, të cilët, qysh në shekullin XIX dhe më pas, u morën me gjuhën shqipe në rrafshin krahasimor me gjuhë të fqinjëve dhe në kuadër të gjuhëve të Ballkanit; me historinë dhe etimologjinë e saj. Në vijim të fjalës së tij, Gjinushi shtoi se në kuadër të bashkëpunimit ndërakademik apo jashtë tij, sidomos në tri dekadat e fundme, interesimi për albanologjinë në Slloveni ka vijuar të jetë konstant, objektiv dhe dashamirës. Ndërkohë ka vazhduar e pandërprerë sipas tij, tradita e hartuesve të fjalorëve dygjuhësh, e studimeve në fushën e antropologjisë së krahasuar dhe ajo e përkthimit të letërsisë. Gjinushi tha se të njëjtin nderim e mirënjohje meriton prania e intelektualëve e krijuesve sllovenë, si kontribuues në jetën mendore e kulturore në Shqipëri.

“Ndër ta kompozitori Bojan Adami? i kushtoi një pjesë të jetës së tij zhvillimit të jetës kulturore në Shqipëri në periudhën menjëherë pas fitores së luftës antifashiste, si kompozitor e dirigjent”, tha Gjinushi.