Home Maqedonia Ahmeti e uron Xhon Kerin për funksionin e Sekretarit të Shtetit të...

Ahmeti e uron Xhon Kerin për funksionin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së

largea_ahmeti-uron1359548902Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka përshëndetur nëpërmjet një letre urimi, zgjedhjen e Xhon Kerit si Sekretar të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Emërimin dhe zgjedhjen tuaj e ndoqa me shumë vëmendje dhe aprovimi unanim i nominimit tuaj nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit bashkë me miratimin me shumicë absolute të votave në Senat simbolizon përkrahjen e merituar gjithëpërfshirëse”, thotë Ahmeti në urimin e tij.

“Ju vini në detyrë në një kohë me shumë sfida për mbarë botën, por përveç mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e madh Amerikan në paqen dhe stabilitetin në rajon, ne si shqiptar, si popull mik i popullit Amerikan, Maqedonia si shtet aspirant për integrim Euro-Atlantik dhe Ballkani Perëndimor si rajon i rëndësishëm, mirëpresim angazhimin tuaj për ta përfunduar me sukses tregimin për Maqedoninë dhe rajonin, të integruar plotësisht në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në letren e Ahmetit drejtuar Kerit.

Sukseset e arritura deri më sot janë të përbashkëta,thotë Ahmeti, por për ta përfunduar rrugën e nisur bashkë në ndërtimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në rajon, ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, në veçanti në zgjidhjen e çështjes së emrit që na mban larg NATOsë dhe BE- së.

“Emërimi juaj gjithashtu vjen në 100 vjetorin e zgjedhjes së presidentit Uilson, i cili nisi miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndaloi padrejtësitë ndaj shqiptarëve, prandaj dhe ne jemi të bindur që puna juaj do të vijojë në të njëjtën frymë sepse ne ndajmë vizionin e njëjtë me ju për të ardhmen e vendit dhe të rajonit”, thuhet në letrën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti drejtuar Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Previous articleHaradinaj: Brenda javës epilogu për koalicionin me PDK-në
Next articleLufta e El Clasicos, Reali 88 fitore, Barcelona 87