Agjencia e Punësimit IMP operon prej disa kohësh në treg dhe merret me plotësimin e stafeve për kompani të ndryshme duke i ofruar atyre një staf të kualifikuar dhe profesionistësh.
Synimi i Agjensisë së Punësimit IMP është krijimi i një marrëdhënie sa më afatgjatë me klientët që bashkëpunon, duke i deleguar atyre kandidatët e duhur.
Bashkëpunëtorët e Agjensisë Punësimit IMP i përkasin profileve të ndryshëm, që variojnë nga bizneset e shërbimeve, kompanitë prodhuese, ndërtimit etj.
Suksesi i tyre është bashkëpunimi i një ekipi me një përvoje disa vjeçare në fushën e burimeve njerëzore, i cili ndjek kandidatin në çdo hap drejt punësimit, sipas pritshmërive të bashkëpunëtorëve të tyre.
Iva Çarçiu, Drejtore e Agjensisë Punësimit IMP, njëkohësisht dhe pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, flet për vështirësitë që hasen sot me tregun e punës.
“Tregu i punës po përballet me peripeci të shumta, ku ne si agjensi punësimi e ndjejmë këtë luhatje me shumë se kushdo tjetër”.
Duke qenë se kemi kohe në treg, kemi në databaze një numër të konsiderueshëm kandidatësh të cilët janë profesioniste, me një eksperiencë disa vjeçare të cilët janë në pritje të një vendi vakant sipas kushteve dhe pritshmërive që ato kanë. Arsyeja pse i drejtohen Agjensive të Punësimit është kofidencialiteti që agjensia i përçon, si dhe zgjidhja e menjëhershme drejt mundësive të shumta që ju jepen gjatë intervistës.
Agjensia e Punësimit IMP vlerëson kandidatin sipas eksperiencës dhe bën të mundur delegimin në ato kompani bashkëpunëtore ku kushtet e kandidatit përputhen me kushtet e kompanisë (Eksperienca e ngjashme, tipologjia biznesit, pozita gjeografike, orari, pushimet, si dhe faktori më i rëndësishëm që është paga)”.
Drejtuesja e Agjensisë Punësimit IMP shprehet se rreth 60% të kandidatëve janë në marëdhënie pune dhe duan të largohen sepse nuk vlerësohen dhe motivohen nga punëdhënësit e tyre (Sipas referimeve që kandidatët bëjnë).
Shumica e punëmarrësve shprehen se dhe pse janë të punësuar prej disa vitesh në një kompani, mbingarkohen më shumë detyra, nuk respektohet kodi i punës, dhe mbi të gjitha nuk bëhet një rishikim page.
Kjo sjellë që dyndjet drejt Agjensisë së Punësimit të jenë masivisht të larta.
Kandidatet japin kushtet që ato duan, dhe Agjensia e Punësimit IMP bën të mundur delegimin e kandidatit në ato kompani ku kërkesat përputhen me njëra tjetrën, pa asnjë kosto, pasi agjensia detyrimet i ka vetëm me biznesin.
Agjensia e Punësimit IMP numëron me qindra bashkëpunëtorë , dhe shprehet se është gjithashtu selektive në bashkëpunim, pasi në portofolin e tyre ka kompani prestigjoze, të cilat i vlerësojnë punonjësit e tyre.
Çarciu shprehet gjithashtu se emigracioni është faktori kryesor që sot jemi në këtë situatë.
“Çdo kandidat që vjen për intervistë, pasi thuajse çdo ditë ne realizojmë mesatarisht 30 intervista, bën pyetjen “A ka ndonjë mundësi punësimi jashtë” pavarësisht se fokusi i Agjensisë së Punësimit IMP është në punësimin vendas.
Të rinjtë e shikojnë të ardhmen e tyre jashtë Shqiperisë, duke u shprehur se këtu nuk ka më asnjë mundësi dhe asnjë të ardhme.
Një mungese e theksuar e stafeve të punës vihet re dhe në sezonin turistik veror, ku drejtuesit e Agjensisë Punësimit IMP, Mark Pjetri dhe Iva Çarçiu, shprehen se këtë periudhë, çdo ditë mund të ketë mbi 5 telefonata nga resortet e ndryshme që janë duke kërkuar Shef kuzhine, kuzhinier, recepsion, kamarier dhe pozicione të tjera të shërbimit.
Administratori Mark Pjetri shprehet se në tryezat e rrumbullakëta që ato zhvillojnë me përfaqësues të resorteve si dhe menaxheret e tyre, një % e lartë e bizneseve ka falimentuar për shkak të mungesës së stafit, ku në disa restorante të mirënjohura 2 vitet e fundit kanë qenë vetë pronarët që kanë bërë kamarierin, banakierin etj.
“Problematika më e madhe në këtë situatë është stabiliteti”- shprehet Pjetri.
Bizneset sot duan kandidatë stabël, qe mos ta lënë punën në mes të sezonit, pikërisht në momentin që ato kane më shumë nevojë, pasi investojnë nga fillimi vitit për ti mbajtur punonjësit e tyre, dhe në pikun e punës kandidatët ikin.
Nuk mund të themi që ka qenë problematike “pagesa”, por oraret e zgjatura dhe mbingarkesa.
Agjensia e Punësimit IMP organizon shpesh dhe trajnime lidhur me Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, duke u ndalur gjatë të “stabiliteti”si një faktor i rëndësishëm për të dy palët punëdhënës -punëmarrës.
Nesë jeni në kërkim të stafit tuaj, Agjensia e Punesimit IMP është zgjidhja e duhur juaja!