Një debat për vulën e Partisë Demokratike agravoi deri në pikën që Adriana Kalaja të linte studion e Report Tv. Pas debatit të fortë më avokatin Idajet Beqiri, Kalaja hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio emisionit ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.
Beqiri: Janë shpifje që i bën një shpifarake si ty.
Kalaja: Unë jam e ndershme, korrekte dhe i shërbej vendit tim falas. Një spiun i sigurimit të shtetit.
Beqiri: Lëri këto fëlliqësira se nuk të shkojnë me mua. Edhe më futi në burg, qenkam edhe spiun. S’do të them ty e shoqe kujt ke qenë e kush të ka lënë se ti them unë. Edhe ca ke përfituar nga regjimi.
Kalaja: Si bashkëshortja jote që lutej te sekretari i partisë se ishe në punë. Unë jam ajo që më respekton gjithë tiara. Jo një i pafytyrë dje një i qelbur si ti
Beqiri: Futu në internet ca respekti të bëjnë. Je turpi i botës Është turp të vish ti këtu.