Home Politike A po bën PS një farsë për të marrë Presidentin? Gjiknuri: Prania...

A po bën PS një farsë për të marrë Presidentin? Gjiknuri: Prania e kamerave në proces, paaftësi

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24” me gazetaren Nisida Tufa, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri foli për Presidentin e ri të Republikës.

Ndalur tek zhvillimi i procesit në prani të kamerave, Gjiknuri tha se kjo tregoi thjesht paaftësi, pasi sipas tij diplomacia nuk bëhet në këtë mënyrë.

 

 

Pjesë nga intervista:

U la që opozita duhet të propozojë në dy raunde përse ndryshoi?

Gjiknuri: Ne i presim të vijnë në tavolinë negociatash. Palët ulen, vihen me emra, s’ka nevojë për kamera, ulen dhe diskutohet.

Nëse edhe ky raund digjet si do procedohet?

Gjiknuri: Do të presim deri sa të konsumohet edhe raundi i tretë.

Si e shihni profilin e presidenti, keni thënë një president jo si Ilir Meta?

Gjiknuri: Të mos jetë nga Grupi Parlamentar i PS, jo se nuk e meritojnë, por për të dhënë mesazhin se kërkojmë president mbi palët.

Përse të mos jetë që të vijë nga opozita por jo kundërshtar i Ramës?

Gjiknuri: Nëse ata propozojnë një kandidat që përmbush kushtet, unë jam i hapur. Ne i dimë personalitet kush janë, e mira është që palët të ulen dhe të flasin për emra konkretë dhe se do të ruajnë ekuilibrat.

A po bën PS një farsë për të marrë Presidentin?

Gjiknuri: Nuk e di pse paragjykohet, PS i ka votat. Theksoj se kemi ndryshime thelbësore, ku u ndryshua sistemi zgjedhor po ashtu u ndryshua edhe mbrojtja që kishte qeveria nga mocioni i besimit dhe mosbesimit në parlament.

Shumëkush mund të mendonte që PS i ka të gjitha pushtetet , përse i duhet presidenti?

Gjiknuri: Po qe synimi për të pasur një personazh aktiv në politikë, ne do ta kishin shumë të thjeshtë. Ne nuk kemi thënë hajde me firma, por hajde me emra. Nëse ne bien dakord për një emër natyrshëm që është edhe detyrimi për të mbledhur firmat. PS në momentin që bien dakord për emrin garanton votat e saj, por edhe ti duhet t’i garantosh se ndryshe ç’konsensus mund të jetë ky.

10 emrat e propozuar nga opozita?

Gjiknuri: Një pjesë të tyre i njoh, por nuk mund të jap opinione sepse jam pjesë e tavolinës së negociatave. Është shumë mirë që kanë  dalë këto emra dhe të ulemi ti marrim me radhë. Janë të gjithë njerëz të nderuar, dhe janë personazhe të lidhur me PD në të kaluar, me përjashtim të Princ Lekës.

A vijojnë konsultimet?

Gjiknuri: Ne i qëndrojmë ofertës tonë, i presim në çdo orë të ditës të vijmë të ulemi.

Nuk ka konsensus për emër konkret?

Gjiknuri: Jo nuk ka, s’ka negociata dhe më vjen keq./BW