Home Opinion A kemi të drejtë të besojmë se do të ndodhë një lajthitje...

A kemi të drejtë të besojmë se do të ndodhë një lajthitje masive

kadiuNga Bashkim Kadiu  / Një aventurë politike e trishtë në prag të këtyre zjedhjeve 2013, ka mbërthyer Shqipërinë. Një masë e gjerë e popullit është e izoluar nga ana e gjykimit, nga zgënjimi i së bërit politikë nga disa pseudopolitikanë, të cilët kanë shpërthyer në histerizëm shpifjesh e trillimesh e në shumë raste dhe hakmarrje primitive duke përdorur fjalorin më arrogant. Duke mos përfillur faktin se një popull kërkon qetësi, punë e progres, shumë prej këtyre politikanëve kërkojnë karrierë në të bërit politikë. Shqiptarët ende janë të varfër dhe të bindur se mosmarrja e statusit në BE është vetëm të bërit politikë nga disa sharlatanë të kësaj të fundit. Është mëse bindëse se ne jemi ende në tranzicion dhe kjo si produktivitet i disa “politikanëve” që kërkojnë të mbjellin panik. Në Shqipëri nuk po funksionon klasa e politikanëve të moderuar, por një grupim të njohurish si trashëgimtarë në ish partinë të pushtetit hoxhist, si nipër e stërnipër, ish titullar etj. Pa përjashtim të gjitha elitat partiake të partiusë e partiçkave në Shqipëri, nuk kanë qenë dhe s’janë të preokupuar për të gjetur gjuhën e përbashkët për dinjitet kombëtar, por përkundrazi ende dhe sot sulmojnë njëra-tjetrën. Të dyja partitë e mëdha premtojnë për ecje galopante në ekonomi, punësim, shëndetësi e drejtësi, por shtrohet pyetja: Edhe sa do të presim? Po ta shohësh me vëmendje, të gjykosh në hapësirë, kupton se kjo krizë në vazhdimësi është produkt i politikanëve të pandërgjegjshëm. Këto politikanë janë kundër rrymës demokratike, por drejt karrierës e korrupsionit bazuar në shpifjet ndaj njëri-tjetrit. Populli konstaton se konfliktet politike nga një palë tek tjetra, ka sjellë një çorientim total, ka ngjallur mosmirëbesimin, zhgënjimin, kanë lindur reperkusione të dukshme negative në çdo fushë të jetës. Po përse ndodh kështu? Përse nuk merren vesh këto parti për të mirën e popullit, për dinjitetin e Shqipërisë? A kemi ne kuadro për të perfeksionuar një qeveri demokratike, apo ende do të vazhdojmë kështu? E kush më mirë do të arrinte t’ja plotësonte kombit kërkesën për të jetuar me dinjitet, përveçse një politikë e bërë legjitimisht duke u bazuar në një drejtësi të pavarur politikisht. Mendjet e “politikanëve” janë të shterruara, të varfra nga ndërgjegja kombëtare, ato kërkojnë karrierë, kapital e kjo është faktike. Shikoni akuza e kundërakuza në parlament e fundi është qesharak, askush nuk është vënë përpara drejtësisë. Ata janë bërë më të hasdisur me një destinacion të përbashkët që do të thotë: bëni ç’mund të bëni kapital për vete, na erdhi koha. Ndaj lind pyetja: A kemi të drejtë t’i besojmë, apo do të ndodhë një lajthitje masive? Parlamentar na ofroni dinjitetin jetësor, mos nxirrni më dogma politike! Por me konceptime, programe transparente parlamentare. Debatoni jo për hakmarrje korruptive, por debat real, progresiv e realist për të arritur drejt BE-së. Le të besojmë në bindjen se i kemi të gjitha mundësitë për të zgjedhur më të mirën platformë këtë vit 2013. Por ç’ti bëjmë militantëve apo nostalgjikëve që demostrojnë si ditën e karnavaleve? Të dhunosh një popull nëpërmjet mashtrimeve, duke premtuar më të mirën mirëqënie se kundërshtari politik, nëpërmjet hakmarrjes për pushtet, do të thotë vazhdoni o kolopuçë politikanë nëse ne nuk gjykojmë. Është e konstatueshme se me lindjen e palëve politike, do të thotë mosnjohje e rregullave në politikë, apo thënë troç dominon harbuti. Nuk shohim plan konkret që të zgjedhurit parlamentar të jetë produkt i masave, por përkundrazi janë të rekomandueshëm e më pas me të drejtë quhen: robot parlamentar. Një shtet ligjor duhet të jetë solidar me kushtetutn, zbatues, e këto vlera duhet të jenë transparente e reale. Cilido prej nesh është i bindur se autoriteti drejtësi duhet të jetë kopetent në zgjidhjen me drjetësi të problemeve e jo të komandohet apo të rekomandohet me ndërhyrje. Pa një shtet gjyqësor të pavarur do të kemi shumë “prostituta” politike e në këtë rast humbet nderi gjyqësor. A od të funksionojë proçesi parlamentar si parlament demokratik, apo struktura parlamentare do të merret me sharje e akuza? Preferencat partiake tek ne janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjithëve në realitet i mungon ndërgjegjësimi për të punuar për popullin e ky qëndrim është endacak. Për t’u bindur shikoni si kalojnë partitë nga një koalicion tek tjetri. Shikoni si ish titullar partish tradhëtojnë partinë mëmë për karrierë. Shikoni investimin personal që bëjnë politikanët tanë e ky investim e ka emrin: karrierë, korrupsion, krim, shifër në kub. T’i bësh një sitje politikanëve tanë shumë prej tyre janë krrunde, e kjo duhet hedhur tej. Duke mos pretenduar më shumë, ndihet e nevojshme që në zgjedhjet e 2013-ës të sfidojmë me votën tonë elementin negativ, partitë e një aventure karrieriste dhe në mbështetje të një shteti demokratik të veçojmë një qeverisje që sjell progres e dinjitet kombëtar.

Previous articleBujar Leskaj, fytyra njerëzore e një shtetari
Next articleOKB diskuton mbi Korenë Veriore