Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë, dhe shprehet i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet më 25 prill të vitit 2021. Nga Vlora, ku ishte i pranishëm në prezantimin e projektit të Luingomares, Rama tha se populli është i mençur dhe se do dijë të flasë drejtë në ditën e zgjedhjeve.
”Ne do vazhdojmë punën. As këto që thashë, kjo që bëjmë dhe ato që do bëjmë, nuk ka lidhje me fakte që ka zgjedhje vitin e ardhshëm. Zgjedhjet ne i fitojmë, si me këto, si pa këto. Kjo nuk diskutohet. I fitojmë sepse përtej shumë individëve dënglazhinj, përtej shumë individëve që mund të kenë pakënaqësitë e tyre, populli është më i mençur se secili prej nesh, veç e veç. Asnjë individ nuk është populli.U them të gjithë atyre që thonë unë jam popull, populli po vuan, që askush nuk ka mandat dhe të drejtë të flasë në emër të popullit, përveç vetë popullit kur i vjen dita dhe do flasë siç ka folur. Jam i bindur se do flasë përsëri drejt, dhe do i japi zotit atë që është e zotit, dhe Çezarit atë që është e Çezarit.” tha Rama.