Home Kronika Emigranti shqiptar humb jetën në Greqi, lë jetim 3 fëmijë

Emigranti shqiptar humb jetën në Greqi, lë jetim 3 fëmijë

GREQI- Një emigrant shqiptar në Greqi ka humbur jetën pasi ka pësuar një atak në zemër.

Bashkëshortja e të ndjerit dhe nëna e tre fëmijëve jetim, gjendet në kushte të vështira ekonomike dhe ka apeluar për ndihmë që trupi i burrit të saj të kthehet në vendlindje.

Trupi i tij prej katër ditësh tashmë ndodhet në morg dhe për shkak të pamundësisë ekonomike familjarët kanë apeluar për ndihmë nga qeveria ose qytetarët që varrim i tij të bëhet në fshatin Cangonj të Devollit, aty ku jetonte.

Previous articleMe 73 vota pro,Kuvendi miraton projektligjin për bashkëqeverisjen! Kalon edhe akti normativ për vaksinat Pfizer
Next articleFacebook nuk do të përdorë më aplikacionin e njohjes së fytyrës