Home Aktualitet 70 përqind e çamëve në Durrës kundër Shpëtim Idrizit.

70 përqind e çamëve në Durrës kundër Shpëtim Idrizit.

shpetim idriziNga Xhevo Gradica / Pjesa më e madhe e komunitetit çam në Durrës ka vendosur të braktisë Shpëtim Idrizin duke krijuar jo pak probleme në prag të fushatës së zgjedhjeve për deputet në kuvendin e pas 23 qershorit. PDIU në nivel qarku ka në Durrës 15 deputetë në katër bashki dhe gjashtë komuna, por pas zbardhjes së aleancave të Idrizit me PD kanë nisur edhe reagimet e forta. Numrin më të madh të përfaqësimit popullor në qark e ka PS e ndjekur nga PD, ndërkohë që PDIU e renditur e treta ka lënë pas LSI e Metës dhe PR e Fatmir Mediut. Por çamët kanë më shumë se një muaj që kanë nisur të debatojnë lidhur me programin që ka PDIU dhe synimet e liderit të kësaj force politike, Idrizi. Ata e kanë mbuluar Idrizin me një sërë akuzash duke shkuar deri atje saqë të krijojnë jo vetëm plasaritje, por edhe divorc të madh. Kështu në Durrës  thuajse të gjitha strukturat e PDIU janë çarë duke lënë në anë të Shtëpim Idrizit vetëm ata persona të cilët kanë përfituar poste drejtuese në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha. Të tjerët janë rreshtuar me Lëvizjen çame të krijuar në nëntor të vitit 2012 në Fier një nga qendar më të mëdha ku jeton komuniteti çam i dëbuar nga shovinizmi grek pas një strategjie genocidi të ushtruar ndaj çamëve. Në këshillin bashkian në Durrës çamët kanë katër anëtarë, po aq sa edhe në bashkinë e Sukthit, dy njësi vendore me prezencë të dukshme të këtij komuniteti. Por çamët janë të përfaqësuar edhe në bashkinë e Shijakut dhe komunat Ishëm, Katund i Ri, Maminas, Rrashbull e Xhafzotaj. Madje në Maminas ka dy këshilltarë duke ruajtur edhe balancën politike mes dy grupimeve të mëdha.  PD në këtë komunë ka vetëm një antarë këshilli me shumë, përkundrejt pesë që ka PS. Plasaritja mes antarësisë së komunitetit çam pritet të pasojë me zhvillime shumë më të forta politike sesa ikja e LSI nga PD dhe bashkëngjitja e saj në PS. Ky komunitet në Durrës ka të gjitha mundësitë të jetë përcaktues i fateve të balancës PD-PS. Çamët kanë dëshmuar kohët e fundit pakënaqësi të thella nga ish liderit të tyre Shpëtim Idrizi për të cilën kanë një sërë ankesash. Shumëkush nga ky komuniteti ka pohuar se Idrizi më së shumti ka bërë lëvizje populiste duke përfituar për veten e tij dhe të një grupi që qëndron rreth tij, ndërkohë që kauza çame flitet se është lënë në mes të rrugës. Për këtë arsye këshilltarë në këshillat e bashkive dhe komunave në qarkun e Durrësit kanë dalë në anë të Lëvizjes çame të përfaqësuar nga Artur Dojaka. Kështu nga katër këshilltarë të komunitetit çam që ishin në këshillin e bashkisë së Durrësit, dy prej tyre dhe konkretisht Fatmir Valoti dhe Albert Kazazi kanë kaluar në këtë lëvizje duke lënë në anë të Idrizit dy të tjerë të lidhur me pushtetin e Berishës. Dojaka dhe Valoti në deklarimet e tyre kanë thënë se Shpëtim Idrizit i kanë mbetur vetëm ata njerëz që janë emëruar drejtor në institucione dhe që nuk kanë asnjë lloj lidhje me misionin çam. Durrësi, Sukthi dhe Maminasi kanë shumë çam të ardhur në këto zona që nga koha e dëbimit të dhunshëm nga grekët. Gjatë periudhës së komunizmit çamët kanë vuajtur edhe persekutimin e regjimit, ndërsa pas përmbysjes së diktaturës shumë prej tyre kaluan në anë të forcave demokratike por që në këto 23 vite janë zhgënjyer plotësisht nga neglizhenca e shtetit dhe qeverisë për të kërkuar e shtruar për zgjidhje çështjen çame. Lëvizja çame në Durrës ka nisur të madhe gjithnjë dhe më shumë mbështetje, ndërkohë që Fatmir Valoti njihet si një nga eksponentët me kontribut shumë cilësor në konsolidimin e kësaj lëvizje.

Previous articleBB kundërshton 44 milion dollarë për ujësjellësin e ri në Durrës
Next articleKur miresia merr peng dinjitetin