Home Politike 554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Presidenti Meta: Përjetë shqiptari më i gjallë...

554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Presidenti Meta: Përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh

 Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook sot në lidhje me 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sipas Metës, Skënderbeu është krenaria, fuqia, trimëria, guximi, frymëzimi dhe lavdija e kombit shqiptar, ndëras shtoi se ai do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh.

Sipas kreut të shtetit, vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.