Home Kronika 36-vjeçari rreh gjyshen në Pogradec, arrestohet nga policia

36-vjeçari rreh gjyshen në Pogradec, arrestohet nga policia

Një 36-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij 84-vjeçare. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në pranga ka rënë S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec. Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”. 36-vjeçari ka dhunuar gjyshen e tij, Ll. T., 84 vjeçe, banuese në Pogradec.

Njoftimi:

Në pranga ka rënë shtetasi S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gjyshes së tij shtetases Ll. T., 84 vjeçe, banuese në Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.