Home Kosova 25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti për homazhe dhe shkon për...

25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti për homazhe dhe shkon për vizitë te familja Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Homazhet do të nisin nga ora 11:30. Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan. Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit. Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Previous articleLiderët e BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit
Next article“Shifra alarmante të rasteve të dhunës, tregojnë dështimin e institucioneve”, Meta flet për planin e PL: Paga për gratë pas urdhrit të mbrojtjes, integrim në tregun e punës